Një çift shqiptar identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur është arrestuar nga Policia greke pasi akuzohetn për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë të moshave 27 dhe 22 vjeç u arrestuan nga drejtoria e Policisë së Kosturit pas informacioneve të marra në rrugë operative se çifti do të transportonte një sasi të konsiderueshme droge në kufirin tokësor shqiptaro-grek në Kostur.
Pas informacioneve Policia ngriti postoblloqe në rrugët lidhëse. Në momentin që të rinjtë kanë pikasur Policinë kanë shtuar shpejtësinë e makinës me shpresën për t’u ikur por që arratia zgjati pak pasi ata u arrestuan. Pas kontrollit të makinës u konstatua dhe sasi pre 46 kg kanabis, një shuma parash si dhe 4 celularë.
Të sekuestruara në total:
-45 kilogramë kanabis, mes tyre 650 gram kanabis i papërpunuar
-950 euro
-4 telefonat celularë
Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vazhdohen nga anti-droga e Kosturit.