Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar mbrëmjen e djeshme, në Selanik. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari kishte tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme 26 emigrantë me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi.
Policia njofton se pas pikasjes nga policia e Selanikut, 21-vjeçari shqiptari braktisi fugonin, me të cilin ishte duke udhëtuar dhe kishte tentuar të largohej.
Mësohet se 21-vjeçari shqiptar merrte 2,000 euro për trafikimin e çdo emigranti të paligjshëm drejt Selanikut.