Tenderi që nxjerr zbuluar qeverinë/ Kërkon blerjen e respiratorëve 10 ditë pas rasteve me COVID-19, po sa mund të merren me fondin “qesharak” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi që nxjerr zbuluar qeverinë/ Kërkon blerjen e respiratorëve 10 ditë pas rasteve me COVID-19, po sa mund të merren me fondin “qesharak”

06:11 | 19/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pavarësisht se koronavirusi është shfaqur që në fund të vitit të kaluar në Kinë, qeveria shqiptare dhe konkretisht Ministria e Shëndetësisë, vetëm tani e ka parë të nevojshme që të hapë një tender për blerjen e respiratorëve, pajisje që përdoren për pacientet që kanë probleme me frymëmarrjen dhe që kanë nevojë për ndihmën e aparaturave për të mbijetuar.

Pikërisht problemi me frymëmarrjen është një nga simtomat e të sëmurve me COVID 19, që derimë tani ka shkaktuar 2 viktima në vendin tonë dhe 58 persona të prekur.

Tenderi është publikuar ditën e djeshme (Datë 17 Mars) dhe në objektin e tij thuhet: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”.

Read more

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Në këtë dokument, theksohet po ashtu se afati kohor për dorëzimin e ofertave është: data 18.3.2020, pra pasditja e sotme, kur dhe janë mbyllur dhe të gjitha dokumentacionet.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH.

Ndërkohë që ajo që bie në sy janë termat e tenderit, ku me 60 pikë do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Një burim i tha Faxweb se ky tender e shkatërron garën e drejtë, sa kohë që ka afate kaq të shkurta dhe kërkohet lëvrimi sa më i shpejtë i respiratorëve, në një kohë që tregtia dhe blerja e këtyre mallrave është një shqetësim i madh në të gjithë botën.

“Të marrësh pjesë në tender duhet një thes me dokumenta, s’ke ku i gjen kur janë mbyllur të gjitha institucionet, jo vetëm në Shqipëri”, thotë burimi.

Me një kërkim të thjeshtë online, kostoja e një respiratori varion nga 25.000 në 50.000 dollarë, me një çmim mesatar prej 37.500 dollarësh.

Pra me fondin e vënë në dispozicion nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, mund të blihen përafërsisht 30 respiratorë të rinj, ndërsa në vendin tonë së bashku me spitalet private janë në gjendje 140 të tillë.

Për të lexuar më saktë këto shifra, mjafton të përmendim se sistemi shëndetësor italian kishte në gjendje 3000 të tillë dhe hapi një tender për 5000 respiratorë të tjerë për të përballuar fluksin e pacientëve me probleme të theksuara të frymëmarrjes.

Vazhdimisht ka pasur pretendime nga specialistë të fushës lidhur me mungesën e këtyre pasijeve, por ministria jo vetëm që nuk ka reaguar, por bën tender më shumë se 10 ditë nga konfirmimi i rasteve të para me COVID në vend. /Faxweb.al

Etiketa: COVID-19faxweb.alfurnizimkineqeveria shqiptaretenderi

Të Lidhura

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

nga 27
14:21 | 14/05/2026
0

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia shtetasin Mustafa Saliu, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 18 vite...

Para
Ekspertët e OKB: 6000 të humbur gjatë komunizmit, familjarët të bëjnë denonciminin

OKB: Shtetet të mos abuzojnë me masat kundër koronavirusit për të shtypur të drejtat e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026
Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

13:59 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –
  • Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com