Kryeministri Rama shpenzon miliona lekë për luks në zyrën e tij në Kryeministri. Jo pak, por 313 milionë lekë do të shpenzojë Rama nga Buxheti i Shtetit për 12 karrike të rënda tip kolltuku për zyrën e tij. Kryeministria ka shpallur një tender për blerje orendish dhe pajisje për mobilim zyrash.
Në njoftimin e publikuar nga kryeministria për shpalljen e tenderi thuhet: Fondi i Marrëveshjes Kuadër për 12 muaj: 31 368 539 (tridhjetë e një milion e treqind e gjashtë dhjetë e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë lekë).
Burim i Finacimit: Buxheti i shtetit.
Po ashtu shpenzime luksi do të bëjnë edhe ministrat e Ramës. 133 milionë lekë, pra mbi 1 milionë euro. Kaq është shuma që pritet të shpenzojë Ministria e Punëve të Brendshme për blerjen e veturave dhe automjeteve të ndryshme për Gardën e Republikës, Drejtorinë e Burgjeve, SHISH, etj.
Nga sa bëhet e ditur, tenderi është i ndarë në 14 nëntendera, sipas institucioneve dhe llojit të automjeteve. Nuk janë pak, por 49 automjete që do blihen, të gjitha prodhim i viteve të fundit.
Ajo çka bie në sy është fakti që Garda e Republikës zë pjesën më të madhe të këtij tenderi, me një vlerë totale prej 42.6 milionë lekësh.
Ndërkaq, që pjesa më e madhe e këtyre veturave dhe fuoristradave do t’i shkojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dhe jo pak por 11 autovetura, 3 fuoristrada, si dhe 1 automjet për transport.
Qeveria, miliarda lekë për luksin në zyra
Qeveria Rama është e lidhur fort me pjesën e imazhit duke shpenzuar miliarda lekë për luksin në zyrat e Kryeministrisë dhe të ministrive përkatëse. Këtë gjë e tregon edhe shpenzimet e parashikuara në buxhetin e vitit 2018, ku kjo qeveri ka parashikuar që të shpenzojë rreth 4.8 miliardë lekë për ndihmën ekonomike, ndërsa për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra, parashikohen mbi 1 miliardë lekë. Kështu buxheti i miratuar në Kuvend me diskutime, që kap shifrën prej 497 miliardë lekësh, parashikon sërish shpenzime shumë të larta për për rikonstruksionin e godinave të ministrive dhe pajisje për zyra.