Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celcius kanë shkaktuar zjarre të mëdha në rajonin e Katalonjës në Spanjë.
Qindra zjarrfikës janë vënë në dispozicion për fikjen e flakëve, ndërsa zyrtarët shprehen se përmasat e zjarrit janë më të rëndat në 20 vitet e fundit.
Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar të mërkurën temperaturat më të larta ndonjëherë në muajin qershor, teksa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Meteorologët kanë thënë se vala e të nxehtit nga veriu i Afrikës, është shkaktari i motit të tillë në Evropë.