• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Telegraph: Bota e errët e gjakmarrjes shqiptare

13:07 | 16/04/2016
në Uncategorized
0

“Historitë që s’duhet të ishin në Shqipërinë moderne ku ka hyrë rrjeti 4G”

 

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Është ana e errët e hakmarrjes së shqiptarëve që buron nga një kod mesjetar drejtësie e që pjell një cikël vrasjesh pafund. Kështu e nis shkrimin Peter Foster për “The Telegraph” kushtuar gjakmarrjes. “Këto janë historitë që nuk duhet të zinin vend në Shqipërinë moderne ku ka hyrë rrjeti 4G, anëtare e NATO-s dhe kandidate për Bashkimin Europian”, thuhet në shkrim.

“Telegraph” interviston Gjin Markun, një shqiptar që e prezanton si ish-agjent sekret që tashmë punon si ndërmjetësues në pajtimin e gjaqeve dhe i hetuar për dhënie vërtetimesh gjakmarrjeje për çështje azili edhe për persona që nuk janë në gjak. Marku flet për 35 vrasje (!) për gjakmarrje vetëm brenda 2016 dhe thotë se nuk bëhet fjalë për vrasje të rastësishme, por pasojë e Kanunit.

Gazeta britanike citon rastin e Shkodrës, ku një i ri qëlloi në drejtim të dy vëllezërve pasi nuk pranuan që motra e tyre të martohej me të.  “Këto janë rregullat e Kanunit, një kod i hershëm me 1262 nene që daton që prej shekullit të 15-të, i shkruar nga Lekë Dukagjini e ku thuhet se ‘gjaku lahet me gjak”, thotë Telegraph. Gazeta e njohur e lidh këtë problematikë edhe me emigrantët shqiptarë në Britani.

“Veçse pjesë e kulturës dhe e ADN-së së shqiptarëve, Kanuni është një burim në rritje dhe shqetësues i azil-kërkimit në gjykatat britanike. Që prej vitit 2012, mijëra shqiptarë kanë emigruar në Europë dhe një pjesë e madhe e tyre kërkojnë azil duke deklaruar se janë të kërcënuar në vendlindje për shkak të gjakmarrjes”, thotë gazeta.

Shkrimi vazhdon duke pohuar se sistemi britanik e ka të vështirë të verifikojë vërtetësinë e kërkesave për azil në bazë të gjakmarrjes sepse në Shqipëri “fakti dhe sajesa vështirë të ndahen nga njëra-tjetra”.

Kodi, i konceptuar për të stabilizuar shoqërinë, jo për ta përçarë atë, shkruan Telegraph, u shtyp në mënyrë të pamëshirshme nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por u riaktivizua sërish pas rrëzimit të regjimit.

Edhe sot, vëren gazetari britanik, gjen familje shqiptare në Veri të vendit që izolohen nga frika e vrasjes. Një rast i përmendur në artikull është ai i familjes së Gjon Mhillit në Shkodër, ku pesë pjesëtarë të saj janë të izoluar që prej vitit 1992, raporton Top Channel.

“E di që jam një njeri i vdekur. U kam kërkuar që të lirojnë fëmijët e mi nga gjakmarrja, por kanë refuzuar dhe fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë. Gjithçka duan është marrja e gjakut”, citohet nga The Telegraph Gjoni, 34 vjeç.

Shkrimi i plotë në linkun e mëposhtëm:

http://www.telegraph.co.uk/news/2016/04/16/behind-the-murky-world-of-albanian-blood-feuds/

 

Etiketa: gjakmarrja ne shqiperithe telegraf

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Raporti i 2016: Borxhet s’na lenë të zhvillohemi

Raporti i 2016: Borxhet s’na lenë të zhvillohemi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luizi surprizohet nga fansja, merr dhuratën e veçantë –

“Thërret Prizreni mori Shkodër”, ja si uroi festën dje Luiz Ejlli –

08:25 | 29/11/2023
Me 26 kg kanabis të fshehur në bombol gazi, arrestohen 2 shqiptarët –

Me 26 kg kanabis të fshehur në bombol gazi, arrestohen 2 shqiptarët –

08:17 | 29/11/2023
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 29 Nëntor 2023 –

07:55 | 29/11/2023
Ditë të shkëlqyera për këto shenja, ja çfarë thotë horoskopi –

Horoskopi për sot, 29 Nëntor 2023 –

07:35 | 29/11/2023
Parashikimi i motit, 27 Shkurt 2023

Parashikimi i motit, 29 Nëntor 2023

07:31 | 29/11/2023

Më Të Lexuarat

  • “Thërret Prizreni mori Shkodër”, ja si uroi festën dje Luiz Ejlli –
  • Me 26 kg kanabis të fshehur në bombol gazi, arrestohen 2 shqiptarët –
  • Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 29 Nëntor 2023 –
  • Horoskopi për sot, 29 Nëntor 2023 –
  • Parashikimi i motit, 29 Nëntor 2023
  • Barca e City fitojnë me përmbysje, PSG barazon në sekondat e fundit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Thërret Prizreni mori Shkodër”, ja si uroi festën dje Luiz Ejlli –
  • Me 26 kg kanabis të fshehur në bombol gazi, arrestohen 2 shqiptarët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com