Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

10:29 | 26/12/2019
në Kryesore
0

Nga Berat Buzhala/

LDK në njërën anë thotë që nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë fajin për këtë e ka LVV si fituese e zgjedhjeve, kurse në anën tjetër e kërkon gjysmën e pushtetit, plus Presidentin, sepse sipas tyre kanë fituar vota ‘gati’ sa LVV.

Këto dilema, dhe plot të tjera që i kemi parë këto javët e fundit, do të mund të sqaroheshin edhe me një palë zgjedhje të reja. Kurse ato zgjedhje do të mund të ishin një mundësi e mirë për disa nga ne që të mos shpresonim dy herë gabimisht.

Read more

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

Zakonisht ndodh kështu: Sa herë që e dëgjoj një shqiptar duke thënë që 99 për qind e punës është e kryer, në fund del që ai 1 përqindshi i mbetur ngadhënjen. Të tillë duket që e kemi fatin edhe në rastin e marrëveshjes për një qeverisje të përbashkët në mes të LDK’së dhe LVV’së. Fillimisht na ishte thënë që vetëm po e presin certifikimin e rezultateve zgjedhore, sepse pastaj marrëveshjen do ta përfundojnë sa ku njeriu e pin një espresso.

Madje thoshin që shumë më problematik është harmonizimi i planeve qeverisese, se sa cila parti do të marrë sa ministri, ose se kujt do t’i takojë cila pozitë shtetërore. Kjo ishte një muzikë të cilën veshët tanë kishin nevojë ta dëgjonin. Hej, më në fund do ta kemi një koalicion qeverisës, për të cilët më i rëndësishëm është plani qeverisës se sa individet që do ta implementojnë. Duke e pasë në mendje qeverinë që ishte – e që fatkeqësisht ende është – duke i pasë parasysh fjalët e ëmbla që po i dëgjonim prej këtyre që po pritej të vinin, secili prej nesh dëshironte të shpresonte që do të mund të jetonte së paku sa për ta parë edhe këtë qeveri.

U certifikuan rezultatet. U harmonizua edhe plani. U realizuan edhe takimet e shumëpritura në mes të dy liderëve të dy partive. Presidenti e thirri edhe mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Kosovës, e cila do të mbahet nesër, por pushka e LVV’së dhe LDK’së nuk bëri bam. Përkundrazi tash në mbrëmje e dëgjuam përmes një videomesazhi liderin e LVV’së duke na e dhënë lajmin e keq, se mëgjithatë nuk ka marrëveshje. Tym i zi prej të dyja oxhaqeve. Palët, përkundër përpjekjeve, nuk kishin arritur të merreshin vesh saktësisht për atë që kishin thënë që është gjëja më e lehtë në të gjithë këtë proces: cila parti do të marrë cfarë dhe cila parti do të zgjedhë e para.

Në fakt gjatë gjithë kësaj kohe duket që përpjekje për të gjetur një zgjidhje ka bërë vetëm LVV, ndërsa LDK i ka qëndruar stoike pozicionit të saj fillestar që i duan pesë ministri, presidentin, kryeparlamentarin, një nënkryeparlamentar dhe një zëvendëskryeministër. Sipas LDK’së votuesi kishte vendosur kështu, pra për ndarje të barabartë të pushtetit, duke i pasë parasysh edhe votat ‘gati’ të barabarta.

Këtu e kemi një shkarje të vogël logjike.

Gjatë kësaj kohe e kemi dëgjuar LDK’në duke thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon LVV’së, sepse ata janë fitues të zgjedhjeve.

Prit pak!

Si është e mundur që kur është fjala për përgjegjësi, atëherë ajo i takon në shkallën 100 për qind LVV’së, sepse i paska fituar zgjedhjet, kurse kur është fjala për ndarjen e pozitave shtetërore, atëherë ajo duhet të bëhet 50/ 50, sepse votat ishin ‘gati’ të barabarta. Është e pamundur ta justifikosht këtë pozicion të LDK’së. Ata po kërkojnë që nëse nuk krijohen institucionet, elektorati ta dënojë LVV’në për paaftësi në krijimin e tyre, kurse nëse ndërtohen ato ajo t’i marrë 50 për qind të pozitave, plus Presidentin.

Kurse në ndërkohë LDK gjatë gjithë kësaj kohe nuk është shquar me asnjë iniciativë kreative për ta zhbllokuar situatën. Krejt cfarë kemi parë prej këtij subjekti është që ata kanë qëndruar me digitron në dorë duke i kalkuluar përqindjet, pastaj të njëjtat duke i vënë në peshore për të parë nëse ishin krejtësisht të njëjta. Në momentin kur sipas llogarive të tyre e kanë nxjerrë përqindjen e saktë, se cka quajmë 50 për qind, ata janë ngujuar në selinë e tyre duke pritur përgjigje nga LVV. Kohë pas kohe i kemi parë duke dalë prej selisë së tyre në Qafë, të ngrysur dhe të mendueshëm, sikur dikush po i detyronte të bënin një sakrificë sublime për shtetin e Kosovës.

E vërteta është se LDK është në këtë pozitë që është vetëm falë faktit që LVV ia ka ngushtuar vetës rrugën, duke i përjashtuar nga ekuacioni partitë tjera politike, e gjithashtu duke e përjeshtuar mundësinë që të krijojë një qeveri me ndihmën e votave të Listës Serbe.

Ne të gjithë e kemi përkrahur këtë qasje të LVV’së, duke shpresuar që LDK nuk do të abuzojë nga ekskluziviteti që i ishte paraqitur. Mirëpo fatkeqësisht një gjë e tillë po ndodhë. LDK jo vetëm që nuk po i pranon ofertat e LVV’së, por edhe po qëndron e mbyllur brenda zhguallit të vet, duke e nxjerrë kokën prej aty vetëm sa për ta lexuar dhe refuzuar ofertën e re të Kurtit.

Pastaj kohë pas kohë dalin në media dhe thonë se “janë të gatshëm për të shkuar në opozitë”. Tash si duket është momenti për t’u thënë që “nuk po shkoni në opozitë, por po shkojmë edhe njëherë në zgjedhje”. Duke i ditur të gjitha zhvillimet e javëve të fundit, duke i pasë në mendje figurat që folën në emër të LDK’së pas 6 tetorit, ne të gjithë e dimë se cfarë rezultati zgjedhor do të mund të kemi në zgjedhjet e ardhshëm.

Madje, për më tepër, ne të gjithë do të shpresojmë që në ato zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbaheshin ato, kandidatë për kryeministër nga LDK do të ishin ose Agim Veliu, ose Lutfi Haziri. Do të ishte një mundësi e mirë që LDK të shfaqej pa maska. Kurse ato zgjedhje do të mund të ishin një mundësi e mirë për disa nga ne që të mos e bënim të njëjtin gabim dy herë, ose të mos shpresonim gabimisht dy herë.

Etiketa: Berat BuzhalaLDKLevizja Vetvendosjezgjedhjet

Të Lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

nga 27
16:33 | 24/02/2026
0

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e...

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

nga 27
16:21 | 24/02/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka...

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

nga 27
15:55 | 24/02/2026
0

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina...

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

nga 27
15:27 | 24/02/2026
0

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...

Para
Banorët: Bashkia na ka përzënë, ikni se do t’ju marim në telefon

Banorët: Bashkia na ka përzënë, ikni se do t’ju marim në telefon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com