Teatri, SPAK nuk veproi aspak. Nuk do?! Apo nuk di drejtësia e re?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri, SPAK nuk veproi aspak. Nuk do?! Apo nuk di drejtësia e re?!

16:25 | 19/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pa u shpërndarë ende tymi dhe pluhuri i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, përfaqësues të SPAK, nxituan të deklarojnë se nuk është puna e tyre shembja e kësaj godine. Drejtuesi i SPAK ka deklaruar në media: “Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot. Nuk është kompetenca jonë…”.

Po sipas njoftimeve zyrtare SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj. Aleanca depozitoi më 6 maj në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, duke e akuzuar këtë të fundit për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.

Menjëherë pas nisjes së këtij hetimi drejtues të opozitës e quajtën test për SPAK për këtë hetim. Por siç edhe shihet nga deklarimi i Drejtuesit të SPAK-ut, testi duket se nuk funksionoi. Dhe për këtë duhet opozita të tregojë se sa teste të tjera duhet të presë. Gjithsesi, në atë çka SPAK ka deklaruar duhet të theksojmë se është apsolutisht e pavërtetë që këto hetime nuk kishin lidhje me godinën e Teatrit e për rrejdhoje dhe me shembjen e saj.

Read more

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Së pari, pavarësisht nga kallëzimi që ishte dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, prokurorët kanë detyrimin ligjor që të shohin në kompleks çdo veprimtari antiligjore të subjekteve të kallëzuara. Për rjedhojë duke qënë se indiciet për një shpërdorim të detyrës nga zyrtarët e bashkisë ishin të forta, të qenësishme dhe tashmë të bëra publike. Kishte dyshime të bazuara se vendimmarrja e drejtuesve të bashkisë për prishjen e godinës së teatrit, mund të ishte marrë si rrjedhojë i një fallsifikimi intelektual të aktit të ekspertimit vlerësues të godinës, por dhe e vetë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Në këtë mënyrë të dhënat dhe indiciet krijonin dyshime të arsyeshme se vepra penale e shpërdorimit të detyrës mund të ishte konsumuar tërësisht dhe do të sillte pasoja të mëtejshme kjo veprimtari e paligjshme (siç edhe ndodhi). Jo moralisht, por procedurialisht SPAK si një strukturë që vepron mbi bazën e Kodit të Procedurës Penale nuk është e vërtetë se nuk ka lidhje me prishjen e godinës. Në këtë dyshim të fortë për paligjshmëri SPAK-u do duhej të vinte në lëvizje mekanizmin që parashikon neni 274 i Kodit të Procedurës Penale mbi sekuestrot preventive. Në këtë nen përcaktohet qartë: “Kur ka rrezik që disponimi i lirë i një sendi që lidhet me veprën penale mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e saj ose të lehtësojë kryerjen e veprave penale të tjera, me kërkesën e prokurorit, gjykata kompetente urdhëron sekuestrimin e tij me vendim të arsyetuar”.

Pra, e thënë më thjeshtë Prokuroria e Posaçme do duhej të sekuestronte në mënyrë preventive  Objektin e Teatrit Kombëtar, derisa të sqaroheshin rrethanat e faktit penal, për të cilin po kjo prokurori kishte nisur hetimin. Dhe e gjitha kjo do të bëhej për të shmangur  pasojat e një paligjshmërie (prishja e godinës).

Me pak fjalë, shpërdorimi i detyrës i supozuar nga drejtuesit e bashkisë me anë të kësaj sekuestroje nuk do sillte më pasoja.

Por, tashmë drejtuesit të SPAK i lindte detyrimi ligjor të hetonte dhe për Shkatërrim të Pronës me mjete të tjera parashikuar nga neni 154 i K.Penal: “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”. Pasi ishte në hetim e sipër të një procedimi penal ku dyshohej se kishte veprime të paligjshme për shembjen e një godine. Dhe dukshëm shembja përbënte rrezik për artistët që gjendeshin në Objekt.

E gjitha kjo analizë të sjell ndërmend faktin që masat ishin marrë në çdo drejtim nga shembësit. Dhe SPAK-u i dalë plot fuqi nga Reforma në Drejtësi nuk do kishte mundësi t’i ndalonte.

Përtej testimeve të opozitës, SPAK-u qysh me krijimin e tij, përveç se administroi sukseset e hetimeve të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, kaloi dy teste: 1- Të mbështeste Ligjin e famshëm Anti-KCK, dhe 2- të ndalonte prishjen e Teatrit.

Testin e parë e kaloi plot sukses dhe tashmë zëdhënësja bjonde e anti-KÇK i hoqi syzet. Ndërsa testin e dytë SPAK-u nuk e kaloi me sukses, pasi vendosi syzet e errëta dhe nuk pa tymin e pluhurit që vinte nga godina e shembur e Teatrit.

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritDrejtuesi i SPAKSPAKSPAK nuk veproi aspak. Nuk do?! Apo nuk di drejtësia e re?!Teatri Kombëtar

Të Lidhura

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

nga 27
10:53 | 16/03/2026
0

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”,...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

nga 27
10:37 | 16/03/2026
0

Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e...

Para
Arrestohen dy turq në Portin e Durrësit, çfarë iu zbuloi policia gjatë kontrollit

Minë në Porto Romano? Reagon Autoriteti Portual Durrës: Ishin pjesë metalike, jo lëndë shpërthyese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Rama është i sfazuar, situata i ka dalë nga duart pasi ka humbur mbështetjen ndërkombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com