Teatri Kombëtar, opozita bojkot dhe letër Ruçit: Nesër të miratohet dekreti, jo drafti me ndryshimet e PS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri Kombëtar, opozita bojkot dhe letër Ruçit: Nesër të miratohet dekreti, jo drafti me ndryshimet e PS

16:26 | 19/09/2018
në Shqiperi
0

Kryetari i grupit të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci që të mos pranojë nesër në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Vasili dhe Spaho kërkojnë nga Ruçi që nesër të votohet vetëm dekreti i Presidentit Meta ‘pro’ që rrëzon ligjin për Teatrin Kombëtar, por jo variantin e ri me ndryshimet që ka propozuar shumica dhe që kaloi dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

PD dhe LSI e cilësojnë shkelje procedurën parlamentare që ndoqi shumica për të amenduar dekretin. Sipas tyre me votimin pro të dekretit të Metës ligji ra dhe për të miratuar një ligj të ri, procedura duhet që të fillojë nga e para, pra nisma të dorëzohet nga një grup deputetësh, të futet në kalendar dhe më pas të kalojë në komisione për shqyrtim dhe në fund në parlament. Një praktikë e tillë, sipas opozitës nuk i heq të drejtën Presidentit për të vendosur veton mbi ligjin, pasi me procedurën që po ndiqet aktualisht i hiqet një gjë e tillë.

Por kjo nuk është hera e parë që amendohet një dekret. REPORT TV sjell disa raste kur ka ndodhur që është pranuar dekreti i Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj. Socialistët do të votojnë nesër ligjin e ri për Teatrin Kombëtar i cili ju jep të drejtë edhe kompanive të tjera të marrin pjesë në garë. Rama, Ruçi e Veliaj u takuan për rreth një orë në mëngjes për detajet e këtyre ndryshimeve, ndërsa nga selia blu, Basha i njoftoi deputetët me telefon se nuk do të merrnin pjesë në seancë plenare edhe pse e kishin quajtur vijë të kuqe, por do të zhvendoseshin në Vlorë për mbledhjen paralele të Kuvendit duke vijuar bojkotin.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

/Shqiptarja.com/

Etiketa: opozitaTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
U përfundon mandati, kryeministria hap aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

U përfundon mandati, kryeministria hap aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com