Teatri Kombëtar/ Ndrenika: Më kanë nxirë jetën dhe i kam falur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri Kombëtar/ Ndrenika: Më kanë nxirë jetën dhe i kam falur

14:44 | 28/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Aktori i njohur, Robert Ndrenika ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një komunikim telefonik për “Gazetën Shqiptare” tha se nuk ka bërë asnjë gabim duke mos ju përgjigjur ftesës së tyre për të shkuar te Teatri.

“Lexova çfarë është thënë për mua. Dua t’u thuash atyre se nuk kam bërë asnjë gabim të më falin ata. Megjithatë, edhe nëse me falin, nuk është ndonjë gjë e madhe, se unë për vete kam falur ndërkohë organizatën bazë të partisë së teatrit, që ishte e përafërt me një çerdhe gjarpërinjsh, edhe për neve, por edhe për njëri-tjetrin. Dhe unë pa bërë gjë më kanë nxirë jetën dhe i kam falur. Jo vetëm mua, por ua nxinë jetën edhe fëmijëve të mi nëpër shkolla.

Edhe kur u kthyen në Parti Socialiste, prapë i fala, se më thanë rri urtë se do të qëllojmë edhe në mish. Këtë ma kanë thënë në vitin 1991-1992, neve do të dimë të qëllojmë edhe në mish. Pra, edhe faljen nga unë e kanë ata që po më falin mua. Edhe një gjë, të gjitha deklaratat e mia që kam bërë, i kam bërë për të qenë transparent dhe i qartë për komunitetin teatror se nuk më bëhet vonë as për kryeministra, as për sekretarë partish, as për kryetar bashkie. Unë kam dashur të jem i qartë me shokët e kolegët e mi”.

Aktori i njohur shtoi se, “unë në deklaratat e mia, gjithnjë kam dashur një teatër të ri e bashkëkohor në Tiranë. Kam qenë shumë i qartë me kolegët e mi. Dhe atë kam pasur qëllim kryesor. S’më bëhet vonë, le të mendojnë si të dojë qeveria, kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri, e këtë e kam thënë para se të shtrohej problemi që ka dalë tani. Edhe kur thoshte para 20 viteve ministri Edi Rama se donte të bëhej kulla dhe poshtë të bëhej teatri. Unë kam qenë gjithmonë që teatri të jetë më vete, teatri duhet më vete si kisha, si xhamia, si shkolla, si universiteti, ndaj kemi luftuar para 20 vitesh”, e mbylli prononcimin e tij aktori Robert Ndrenika.

Read more

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Të premten, në sheshin e teatrit, regjisori Robert Budina i bëri thirrje Ndrenikës të vinte në sheshin e teatrit. Mes të tjerash, Budina tha: “Edhe nëse kolegët tanë kanë mbajtur qëndrim kundër nesh, po ka ndërruar mendje, këtu është i mirëpritur. Përgëzoj në këtë rast miken e kolegen time, Rajmonda Bulku. Bravo Monda, je e mirëpritur. Siç janë të mirëpritur edhe të tjerët, edhe Berti. Bert Ndrenika. E kam vëlla, e kam shok, e kam mik. Po të dojë, e ka vendin këtu dhe askush nuk e fyen Bertin. Kushdo qoftë që mendon se kauza jonë është e drejtë, të vijë. Nuk duhet të fyejmë asnjërin, ky shesh këtë vlerë ka, qytetarinë. Ne jemi qytetarë. Ne dimë të falim. Ne dimë të komunikojmë me njerëzit. Ne nuk bëjmë luftë klasash”, ka thënë Ndrenika. /Gazeta Shqiptare/

Etiketa: Aktori i njohuredi ramaRajmonda BulkuRobert Ndrenikashembja e teatrit kombëtarTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

nga 27
16:11 | 03/04/2026
0

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti. Ajo u shpreh se janë...

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

nga 27
15:57 | 03/04/2026
0

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Para
Tragjedi në Durrës, mbyten dy pushues

Tragjedi në Durrës, mbyten dy pushues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026
Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com