Teatri i shumicës së rrëmbyer – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri i shumicës së rrëmbyer

17:25 | 14/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Andi Bushati

Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milionë shuplakave, atij se në fund, në demokraci, vendos shumica.

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai ka përdorur vetëm këtë alibi për të bërë realitet ëndrrën e tij të vjetër.

Read more

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Eshte thënë disa herë se koncepti i shumicës hegjemone nuk është domosdoshmërisht demokratik, se në një sistem si ky yni, mazhoranca që del nga zgjedhjet, nuk ka të drejtë mbi gjithçka dhe nuk mund t’i mbivendoset shtetit ligjor.

Kështu përshembull, në emër të një shumice, nuk mund të përligjet fakti që toka e teatrit njëherë i rrëmbëhet bashkisë me ligj special për t’iu dhënë privatit, pastaj kur ndryshon plani, ajo i kalohet sërish me VKM, lali Erit; në emër të saj, nuk mund të justifikohet as ndryshimi i alibisë fillestare se, shteti nuk ka para prandaj do të zgjedhë formën e PPP, në piruetën mashtruese: lekët do t’i marrim me kredi; në emër të saj është i papranueshëm mashtrimi se kullat do të ngrihen për të mundësuar teatrin, i cili u ndryshua në lartësimin e tyre pavarësisht teatrit.

Këto gënjeshtra dhe përdorimi i ligjit si plastelinë në duar fëmijësh, nuk kanë asnjë lidhje me mandatin që populli i jep një qeverie katër vjeçare. Ato përbëjnë thjeshtë justifikime për të grabitur në emër të tij.

Zgjedhjet nuk janë as e vetmja kollonë dhe as e vetmja garanci për demokracinë. Më mirë se kushdo këtë gjë e vërtetojnë sot regjimi iliberal i Viktor Orbanit, ai islamo konservator i Erdoganit, apo ai plutarkik i Putinit. Të tre këta shembuj demonstrojnë në mënyra të ndryshme se edhe qeveri të zgjedhura me votë, pranohen sot botërisht si antidemokratike.

Por, ky debat politologësh, mbi ploftuqishmërinë apo kufizimet e shumicave që burojnë prej votës, i cili kishte sens gjatë mandatit të parë të Rilindjes, është krejt pa kuptim në katërvjeçarin e dytë të saj.

Tani problemi nuk është më teorik, por konkret. Sepse, tani, në pyetje nuk është koncepti se sa legjitime është që kjo mazhorancë të ndërmarrë akte ekstreme pa u konsultuar me kërkënd, por fakti se sa e tillë është vetë ajo.

Pas daljes së përgjimëve të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, të cilat Rama nuk pati as burrërinë t’i hedhë poshtë në rrugë gjyqësore dhe sidomos pas votimeve një partiake të qershorit të kaluar, ky pushtet duhej të ishte shumë më i përunjur dhe aspak arrogant në përmendjen e “të drejtave” që i burojnë nga vota. I vetmi argument që ai duhej të rezervohej për ta përdorur ishte ai i legjitimitetit për t’u sjellë si t’i teket.

Në fakt po ndodh e kundërta.

Si në rastin e Teatrit, po ashtu dhe në atë të koncesioneve dhe PPP të tjera, Rama po dëshmon se legjitimiteti po shkon në përpjestim të zhdrejtë me vendimmarrjen, sa më shumë tkurret i pari, aq më e madhe bëhet e dyta.

Prandaj ai rezulton aspak bindës dhe krejtësisht fallco kur flet me siguri në emër të një shumice që të gjithë ia kanë vënë në dyshim. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me të qenit mashtrues. Sepse gënjeshtra dhe propaganda kanë kuptim kur ato kanë një fije besueshmërie.

Jo, kjo është më e thellë dhe më e rëndë sesa kaq. Kjo i ngjan më tepër sindromës së një fund pushteti, kur lodhja dhe ezaurimi nga ushtrimi i tij, të dërrmojnë aq shumë, sa të zhveshin edhe nga ambicia për të qenë bindës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se i vetmi argument që Rama zgjodhi të përdorë në fushën e një beteje publike, që zgjat prej tre vjetësh, ishte ai numerik. Ndryshe, nuk ka si justifikohet që vendosi të mbështetet tek dy atu që nuk i ka.

Ai nuk mund të bënte çfarë të donte edhe sikur pushteti i tij të rridhte nga zgjedhje legjitime, e jo më të tentojë tani kur këtë legjitimitet e ka të cunguar.

Edi Rama e ka humbur privilegjin për të luajtur të fortin që ka me vete shumicën. E nëse sillet kështu, kjo është shenja e qartë që ai e ndjen se ky është mandati i vet i fundit. Sepse vetëm dikush që nuk mendon më për të nesërmen, mund të tentojë t’i shesë publikut diçka që s’e beson as vetë. Vetëm një rast i tillë, i pashpresë, mund të ngjitet në skenë për të aktruar një rol që nuk ia kanë dhënë.

Etiketa: Andi BushatiteatriTeatri i shumicës së rrëmbyer

Të Lidhura

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Para
Skllevërit e sistemit aktual arsimor shqiptar

Skllevërit e sistemit aktual arsimor shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com