Maja Koçijançiç: Mogherini në Tiranë për reformat e Shqipërisë dhe krizën e refugjatëve
Ndërsa në Tiranë vazhdojnë negociatat për ligjin e dekriminalizimit, Bshkimi Evropian përsërit thirrjet drejtuar Shqipërisë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, tha se Bashkimi Evropian është në pritje të zbatimit të këtij ligji.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, foli për vizitën e përfaqësueses së lartë për çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogherini. Zëdhënësja e BE-së tha se temë kryesore e diskutimeve do të jenë raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe reformat që Shqipëria duhet të pl0otësojë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Në këtë vizitë në Tiranë, Koçijançiç do të flasë me autoritetet shiptare edhe për krizën e refugjatatëve.