“Të zbatohet Kushtetuta”, KiE publikon dokumentet për shtetet anëtare: Kujdes me ligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve (dokument) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të zbatohet Kushtetuta”, KiE publikon dokumentet për shtetet anëtare: Kujdes me ligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve (dokument)

21:02 | 10/04/2020
në Kryesore
0

Këshilli i Europës u është drejtuar gjithë qeverive për gjithë vendet anëtare, ku bën pjesë dhe Shqipëria duke publikuar një dokument detyrues ku rekomandon që gjatë pandemisë së koronavirusit të bëhet kujdes në miratimin e ligjeve që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.
KiE thekson se çdo ligj apo vendim qeveritar duhet të ketë fuqi të përkohshme dhe të përcaktuar qartë.
Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka propozuar dënime ekstreme me burg deri në 15 vjet, një masë që është kritikuar ashpër nga shoqëria civile.

Pjesë nga dokumenti i KiE-së:

Shkalla e masave të marra në përgjigje të kërcënimit aktual të COVID-19 dhe mënyra se si ato po aplikohen varion ndjeshëm nga një shtet në tjetrin në momente të ndryshme të kohës. Ndonëse disa masa kufizuese të miratuara nga shtetet anëtare mund të përligjen në bazë të dispozitave të zakonshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Konventa) në lidhje me mbrojtjen e shëndetit (shih nenin 5, pika 1e, pika 2 e nenit 8 deri 11 të Konventës dhe nenin 2, pika 3 e Protokollit nr. 4 të Konventës), masat e një natyre të jashtëzakonshme mund të kërkojnë derogimin nga detyrimet e shteteve sipas Konventës. I takon secilit shtet të vlerësojë nëse masat që merr e kërkojnë një derogim të tillë, në varësi të natyrës dhe shkallës së kufizimeve të aplikuara ndaj të drejtave dhe lirive të mbrojtura nga Konventa. Mundësia që shtetet ta bëjnë këtë është një karakteristikë e rëndësishme e sistemit, duke lejuar aplikimin e vazhdueshëm të Konventës dhe të makinerisë së saj mbikëqyrëse edhe në kohët më kritike.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

1 Çdo derogim do të vlerësohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata) në rastet që do të paraqitet para saj. 2 Gjykata u ka dhënë shteteve një marzh të madh vlerësimi në këtë fushë: “I takon në radhë të parë çdo Shteti nënshkrues, me përgjegjësinë e tij për ‘jetën e kombit [të tij]’, të vendosë nëse kjo jetë kërcënohet nga një emergjencë publike dhe, nëse është kështu, sa larg nevojitet të shkohet në përpjekjet për kapërcimin e asaj emergjence. Për shkak të kontakteve të tyre të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme me nevojat e ngutshme të momentit, autoritetet kombëtare janë parimisht në një pozicion më të mirë sesa një gjyqtar ndërkombëtar për të përcaktuar si praninë e një emergjence të tillë, ashtu edhe natyrën dhe objektin e derogimeve të nevojshme për kapërcimin e saj. Në këtë fushë, neni 15 § 1 (…) u jep këtyre autoriteteve një marzh të gjerë vlerësimi.

Derogimi është edhe objekt kërkesash formale: Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, duke qenë edhe garantuesi i zbatimit të Konventës, duhet të informohet plotësisht për masat e marra, për arsyet e marrjes së tyre, si dhe për momentin e ndërprerjes së ushtrimit të këtyre masave (https://ëëë.coe.int/en/ëeb/conventions/full-list/- /conventions/ëebContent/62111354).

Disa të drejta të Konventës nuk lejojnë asnjë lloj derogimi: e drejta e jetës, me përjashtim të kontekstit të akteve të përligjura të luftës (Neni 2), ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues dhe ndëshkimit (Neni 3), ndalimi i skllavërisë dhe i robërisë (Neni 4§1), si dhe rregulli i “mosndëshkimit pa ligj” (Neni 7). Nuk mund të ketë asnjë derogim nga heqja e dënimit me vdekje apo e drejta për të mos u gjykuar apo ndëshkuar dy herë (Protokollet nr. 6 dhe 13, si dhe Neni 4 i Protokollit nr. 7).

Derogimi sipas Nenit 15 nuk varet nga miratimi formal i emergjencës apo i çfarëdolloj regjimi të ngjashëm nga shteti në shkallë kombëtare. Në të njëjtën kohë, çdo derogim duhet të ketë një mbështetje të qartë në legjislacionin vendas me qëllim mbrojtjen nga arbitrariteti dhe duhet të jetë rreptësisht i nevojshëm për të luftuar ndaj emergjencës publike. Shtetet duhet të mbajnë parasysh se çdo masë e marrë duhet të jetë një përpjekje për mbrojtjen e rendit demokratik nga kërcënimet ndaj tij dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje për ruajtjen e vlerave të shoqërive demokratike, si pluralizmi, toleranca dhe të qenit mendjehapur 4 . Ndonëse derogimet janë pranuar nga Gjykata për të justifikuar përjashtime të caktuara nga standardet e Konventës, ato nuk mund të justifikojnë asnjëherë asnjë veprim që bie në kundërshtim me kërkesat tejet të rëndësishme të Konventës për ligjshmëri dhe proporcionalitet.

Etiketa: "Të zbatohet Kushtetuta"dokumentKëshilli i EuropësKiEKryeministri Edi Ramaligjet dhe ndëshkimet e qytetarëve

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Bota “tronditet” sërish/ Shënohet viktima e parë nga “EBOLA”

Bota "tronditet" sërish/ Shënohet viktima e parë nga “EBOLA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com