Të “vrava” baba… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të “vrava” baba…

09:15 | 09/07/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Agim Xhafka

Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej humbjeve, nga aksidentet, nga zhgënjimet. Qan prej dashurisë së pafat, gëzimeve të mëdha, befasive, frikës, ankthit… Qan edhe prej lumturisë. Por, kokrra më e madhe e lotit i del prej turpit. Lot i madh, i rëndë dhe i lagur deri në palcën e vet. Lot i njomur, që qullos krejt trupin.
Një ngashërim të këtij lloji kam jetuar shumë e shumë vite më parë dhe më ka lënë kaq shenjë sa besoj, që kur të ndërroj jetë nuk do më shkulet ai turp.

Ngjarja nis një mbasdreke dimri në Korçë, nga ato ditë të ftohta, kur toka është bërë beton prej ngricës, retë janë aq të zymta sa zbritja e errësirës bëhet më e zezë.

Po kthehesha nga një ditëlindje e një shoku, ishim gëzuar, kërcyer si adoleshentë që ishim dhe kur afrohem tek cepi i pallatit shoh një karrocë me dru shkarkuar mu para hyrjes sonë. Lusja Zotin mos ishin të familjes sime se në atë të ftohtë edhe ky avaz duhej. Por jo, isha pa fat. Pashë babain që doli nga shkallët e banesës me një thes në dorë. E mbushi dhe e hodhi mbi kurriz. Dukej i rëndë, se atë burrë 40 vjeçar gati e përkuli në tokë. Bëra ca hapa para e pastaj u zbytha. U futa sërish te cepi i pallatit. Vendosa të rrija atje sa babai t’i çonte lart të gjitha. Ndërkohë numëroja rrugët që ai bënte me thes në kurriz.
-5, 6…, 12, 13…

E ftohta më gllabëroi. Po kërceja pupthi të ngrohesha pak. Errësira mbuloi gjithçka. Veç një llampë e zbehtë në oborr tregonte siluetën e atit tim. Si një pikturë e Gojës. Vizatuar me laps. Një burrë i përkulur nga një thes i rëndë. Pas mbi një orë kokërr druri nuk kishte më. Babai me siguri tani po i vendoste në radhë ato që ngriti, mendoja. Ndenja edhe pak e u ngjita me vrap. Si i gëzuar prej ditëlindjes.

Derën ma hapi nëna dhe në korridor shoh një grumbull drurësh të prerë. I merrte babai dhe i vendoste te depoja.
Nuk arrita të flas se babai i tha nënës: – Jepi djalit një çaj të nxehtë, se do marrë plevit. Ka dy orë që rri tek cepi i pallatit. Më numëronte thasët.

U stepa. Nuk dija ç’të thoja. Më erdhi në sy ai loti i rëndë si plumb. Që rrëzohej në dysheme e bënte zhurmë. Një hidhësi në fyt. Jo që gënjeva, por që me dëshirë ia hodha babait, e lashë pa ndihmë atë që kurrë nuk mendoi për veten para meje. E më erdhën varg sakrificat, përkujdesjet, puthjet, përqafimet, ankthet e tij për shëndetin e jetën time. Çdo gjë më dukej si pa ekuilibër. E kisha prishur unë, kisha ndryshuar boshtin.

Nëna kuptoi se aty për aty asgjë nuk ndreqej. Më futi në dhomën time e nuk dola deri sa një ditë babai hyri duke qeshur e më tha:
– Kur të vijnë drutë e tjera vitin tjetër je i dënuar t’i ngjitësh e t’i stivosësh ti, pa ndihmë.
Ky dënim ishte si dorë e shtrirë. Asnjëherë nuk ma kujtoi, asnjëherë nuk e harrova turpin. E ndjej që skuqem edhe tani, kur babai qesh nga lart. T’i them nuk e përsëris është si shaka, por në fakt nuk ndodhi kurrë një gafë si kjo mes ne të dyve. Kurrë…

Etiketa: Agim XhafkababadimerdruKorçe

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Krasta: Teatrit të Londrës i ra tavani gjatë shfaqjes ku u plagosen 76 spektatorë, u rindërtua

Krasta: Teatrit të Londrës i ra tavani gjatë shfaqjes ku u plagosen 76 spektatorë, u rindërtua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com