Një kandidat i pavarur është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit.
Emri i kandidatit është qytetari i Tiranës, Fran Molla. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai bën thirrje qytetarëve të Tiranës që kandidaturën e tij ta mbështesim fuqishëm me fonde dhe me vota.
Molla është një nga pretendentët për të fituar si këshilltar në Bashkinë e Tiranës.