Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Të shtënat me armë zjarri në Kamzë, kapet autori, policia zbardh ngjarjen

Nga Klodiana 0

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur sot në Kamzë, ku një person pasi kanosi se do vriste policët që kishin shkuar për ta shoqëruar, shtetasi Ronald Kryemadhi u vetëdorëzua.

Siç njoftoi policia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e Ronald Kryemadhit, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Duke folur për ngjarjen, drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupaj u shpreh: “Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollër. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllonte. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENEA-as.  Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej