Banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit dhe ndodhen në hotelet e Shëngjinit kanë dalë me një vendim. Ata nuk do të lënë hotelet siç ju kërkuan përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës në 3 janar. Kujtojmë këtu se ditën e shtunë ata nuk firmosën as dokumetet për marrjen e bonusit të strehimit dhe kërkojnë që Bashkia të jetë më e përgjegjshme në vendimet që merr. Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri bisedoi me disa prej tyre, të cilët u shprehën se do të largohen, vetëm nëse shteti përdor dhunë. Ata sqarojnë se janë interesuar për banesa me qira dhe bonusi i caktuar nuk përputhet me vlerën e tregut.
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...









