“Të marrësh jetën apo vdekjen me duart e tua”, jeta e Azizit mes urisë, dizanterisë e një drite kandili… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të marrësh jetën apo vdekjen me duart e tua”, jeta e Azizit mes urisë, dizanterisë e një drite kandili…

22:23 | 13/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Elsa Vorfi

“Nuk e dinim në po merrnim jetën apo vdekjen me duart tona”, shprehet Azizi, një prej të mbijetuarve nga vuajtjet nëpër kampet e komunizmit në Tepelenë, Turan, Kuçovë e Berat, në Shqipërinë e viteve 1948-1954.

Në një dokumentar nga Luljeta Progni, vjen historia e Azizit fëmijë, historia e vërtetë e një jete që të lë shumëçka për të kujtuar, të lë dhimbje, drithërimë, lot që duket se nuk kanë më forcë të dalin në sipërfaqe, histori jete. Azizi përjeton urinë, përjeton etjen që bashkë më nënën, motrat e tij dhe bashkëvuajtës të tjerë e shuanin duke mbushur kovat në ujëra të infektuara, duke mos ditur kështu nëse po mernin jetën apo vdekjen me duart e tyre. Babai largohet herët, duke lënë pas një mungesë që nuk mbushet kurrë e një letër shpresëdhënëse se një ditë do të kthehet.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë këtij udhëtimi të tmerrshëm jete nëpër kampet e tmerrit, Azizi takon të tjerë si vetja që përjetojnë ditët më të errëta të jetës mes urisë, etjes, kolerës, dizanterisë. Takon mbi të gjitha nëna të cilat në kushtet e mungesës së bukës, ujit apo ilaçeve, mbanin në prehër me forcën që nuk e di ku e gjenin, të vegjëlit e tyre të pajetë. Nëpër “dhomat” e errëta një kandil dore duket se lufton që të premtojë dritën e munguar, dritën shpresëdhënëse që për fat të keq nuk erdhi kurrë. Azizi përjeton ndër të tjera humbjen e nënës, e përcjell një ditë për në spital me shpresën se ndonjë doktor do dijë t’ia kthejë, e si për ironi më vonë merr rrugën e kujdesit për të tjerët, bëhet infermier, duke i shërbyer me përulësi çdo të sëmuri nëpër kampet e tmerrit.

Skena të tilla ku fëmijët lidhen në trunguj pemësh e torturohen veçse nuk e mbushën ujin në vendin e diktuar, ta përcjellin dhimbjen tragjikisht fort.

Për 60 minuta sheh e ndjen Azizin fëmijë, vuajtjet e tij e shumë të tjerëve si ai, përjetimet mes lotësh të të pranishmëve, shumë prej tyre mbase i kanë ende të gjalla historitë familjare të tmerrit e mes gjithë kësaj për një moment e ndjen veten fajtore që po jeton kohën që ata se jetuan kurrë, e po lëmë në harresë vite të tëra torturash. Historinë e Azizit nuk mjaftohesh ta ndjekësh vetëm njëherë, herën e parë që e ndjek, të ndodh që në fund të historisë, sheh aty me ty Azizin që po ashtu për 60 minuta shikoi përmes një ekrani të madh veten e para shumë e shumë viteve. Po po, Azizi është aty, shumëvjeçar tashmë, një fytyrë e gjallë e vuajtjes dhe e forcës. I qeshur ngrihet në këmbë, përshëndet spektatorin, në fytyrën e tij lexon shumëçka, lexon përulësinë, mirënjohjen, falenderimin për ato duartrokitjet që janë hiqçgjë e nuk mundet ndryshe veçse ta admirosh. Të admirosh Azizin fisnik, që si për dreq ka përulësinë që do duhet ta kishin të gjithë ata që i kryen ato krime e që minimumi kurrë nuk kërkuan falje. Është historia e Azizit, e shumë e shumë të tjerëve që erdhi ashtu thjesht, e vërtetë, larg efekteve që japin veçse formë e jo përmbajtje, që të flasin për atë çka ne e kemi për detyrë ta kujtojmë çdo ditë.

Etiketa: aziziElsa VorfiinternimLuljeta Progni

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrasja e vajzave! Nënat e reja detyrohen të abortojnë, pasi fëmija duhet djalë

Vrasja e vajzave! Nënat e reja detyrohen të abortojnë, pasi fëmija duhet djalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com