• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të largohet Çuçi e Veliu”, Meta pas vdekjes së Lear Kurtit: Po fshihet e vërteta

13:59 | 24/10/2022
në Uncategorized
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish pas vdekjes së të riut Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat. Meta u shpreh se po tentohet të fshihet e vërteta e vdekjes teksa është ende e freskët vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Ndërsa drejtoi disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje nga ngjarja e rëndë, Meta kërkoi shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi dhe të ish drejtorit të policisë, Ardi Veliu.

Lexo edhe

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –

Qeni i madh ka lëshuar këlyshët e vegjël të përtypur copën e korrupsionit –

Pjesë nga deklarata:

Rastin tronditës të humbjes së jetës së Lear Kurtit, qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror.
Po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e fresket në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme.

E mbushur me patronazhistë, të frymëzuar dhe të mbështetur politikisht nga arroganca e kryeministrit dhe sjellja dhe qëndrimet e njëjta me të dhe të Ministrit të Brendshëm, policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si kërcënim kriminal për ta.

Mbi bazën e disa fakteve publike ulëritëse, që rëndojnë edhe më shumë paligjshmërinë ku është zhytur policia e Ramës, natyrshëm shtrohen disa pyetje.
Cila është arsyeja që policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur?

Cilët janë arsyet që autopsia u bë para kohës së detyruar me ligj, sepse autopsia është bërë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë sipas ligjit? Dhe u bë nga një ekspert i vetëm, ndërkohë që duhej të bëhej nga një grup ekspertësh?

U përdor si argument që në trupin e të ndjerit u gjet një qese plastike me kokainë, ndërkohë që për arritjen e konkluzioneve, duhet patjetër të kompletohen të gjitha analizat toksikologjike, për të vërtetuar nëse substanca ishte vërtet kokainë dhe e dyta cila ishte niveli i saj në gjak?

Duke qenë se vendngjarja ishte jo më larg se 100 metra nga spitali i Traumës, përse nuk u transportua direkt në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por u dërgua direkt në komisariat.

Si është e mundur dhe si ka mundësi që është lejuar që edhe në krevatin e spitalit, i shtruar, Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?!

Disa pyetje

A kanë pasur kamerat trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato?
A kanë funksionuar kamerat në komisariat dhe çfarë evidentojnë ato?
A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është i regjistruar ky komunikim?

Nëse është e vërtetë që i riu ka gëlltitur qesen, përse nuk u pritën analizat toksikologjike për të vërtetuar llojin e lëndës narkotike dhe sasinë e saj në gjak?

Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas te ‘gëlltitja e qeses’?

A ka patur prezencë të përfaqesuesit ligjor të familjes gjatë autopsisë? A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?

A janë parë kamerat e zonës për veprimet e personit dhe të patrullës?

Janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë, prezent në vendngjarje dhe nënës së tij, të cilat pasqyrojnë më së miri veprimet barbare dhe të dhunshme të policisë së Ramës.

Ishte policia e Ramës që shkaktoi vetëvrasjen e 31-vjecarit Ilvi Meta në paraburgimin e Kavajës.
Ishte policia e Ramës ajo që vrau 27-vjeçarin Enea Ftoi, babain e tre fëmijëve në Komisariatin e Korçës.
Ishin policët e Ramës që i morën jetën vogëlushes Joniada Avdiaj në Himarë.
Është policia e Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta të drejta dhe legjitime, me policë të maskuar me xhupa dhe kapuç të zinj, që sillen si kriminelë dhe që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre.

Kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur.
Të procedohet Ard Veliu një dhunues, mashtrues dhe manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të policisë së Ramës.

 

Etiketa: KurtiMetaPolicia

Të Lidhura

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

nga 27
21:09 | 05/06/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar në “Debat” në A2 CNN ka folur në lidhje me ndarjen e...

Daci tregon shanset e daljes së Shqipërisë nga Arbitrazhi –

Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –

nga 27
21:00 | 05/06/2023
0

Avokati Jordan Daci, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” komentoi lirimin e parakohshëm nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir...

Drejtësia duhet të reagojë urgjent ndaj manipulatorit Veliaj –

Qeni i madh ka lëshuar këlyshët e vegjël të përtypur copën e korrupsionit –

nga 27
20:58 | 05/06/2023
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se arrestimi i Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana...

3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror –

3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror –

nga 27
20:54 | 05/06/2023
0

Shqetësimi i shumë personave gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, me siguri është si të mbrojnë nga dielli flokët...

Para
Roberta Berisha bën “lëmsh” rrjetin, poston foton me vajzën misterioze pas deklaratës së Norës

Roberta Berisha bën “lëmsh” rrjetin, poston foton me vajzën misterioze pas deklaratës së Norës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

“Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD

21:09 | 05/06/2023
Daci tregon shanset e daljes së Shqipërisë nga Arbitrazhi –

Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –

21:00 | 05/06/2023
Drejtësia duhet të reagojë urgjent ndaj manipulatorit Veliaj –

Qeni i madh ka lëshuar këlyshët e vegjël të përtypur copën e korrupsionit –

20:58 | 05/06/2023
3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror –

3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror –

20:54 | 05/06/2023
Mendohej se ishin miq të çiftit, ja kush mungonte në dasmën e Kleas dhe Elgitit –

Mendohej se ishin miq të çiftit, ja kush mungonte në dasmën e Kleas dhe Elgitit –

20:49 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • “Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD
  • Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –
  • Qeni i madh ka lëshuar këlyshët e vegjël të përtypur copën e korrupsionit –
  • 3 hapa efikase për të mbrojtur flokët në sezonin veror –
  • Mendohej se ishin miq të çiftit, ja kush mungonte në dasmën e Kleas dhe Elgitit –
  • Nuk kam denoncuar korrupsionin me naftën të partisë sime –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Po të ishim bashkë do kishim fituar 24-26 bashki”, Hoxha: Ja si bashkohet PD
  • Kemi raste kur i dënuari ka vdekur në burg dhe nuk është liruar nga Gjykata –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com