A do të kthehen 230.000 demokratët e larguar? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të kthehen 230.000 demokratët e larguar?

15:53 | 16/10/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Lajmi i keq është se PD-ja me këtë resurs njerëzor që posedon e me të cilën është e detyruar të drejtojë opozitën parlamentare nuk mund sërish të bëjë dot asgjë. Por, më keq akoma, se edhe lëvizja e re, që po zhvillohet për një frymë të re brenda saj, nuk është se ka ndonjë dallim me të. Anëtarët e dy legjislaturave të fundit të parlamentit shqiptar janë nga më të dobëtit që ka paraqitur nga ana e saj PD-ja dhe PS-ja, por më shumë se kaq është performanca e tyre që e ka ulur deri në fund shpresën e njerëzve. Kjo sepse PS po duket qartë se sensin e ndryshimit e ka të vogël, kurse fjalët e mëdha.

Për fat të keq, PD-ja, njësoj si PS-ja e ka të vështirë të ndryshojë vendin ose të iniciojë ndryshime radikale sepse në thelb i mungon vizioni dhe predispozita për t’i bërë këto. Masa e madhe e njerëzve, që përcaktoi dhe barometri evropian, që duan të lënë vendin, nuk është aspak gjë e re, por i ri është fakti që edhe prurjet e reja të PD-së, dëgjesat kilometrike të Ramës dhe propaganda e frikshme e tij, nuk i japin dot shtysë vendit në këtë stanjacion të frikshëm.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Aq e qartë është kjo saqë ti e shikon me luftën e shëmtuar që po bëhet për të etiketuar krimin, që në fakt i ka mbërthyer të dy palët; me reformën zgjedhore, që po përdhoset prej fillimi; e më shumë akoma me vazhdimësinë e boshtë të Reformës në Drejtësi. Është e qartë se të dy forcat politike, larg atij debatit shterpë dhe deklamimeve patetike janë të kënaqur që demokracia ka këto nivele. Është e kuptueshme, vetëm në këtë mënyrë, ato arrijnë ta menaxhojnë si duhet masën e njerëzve, që u marrin votat.

E ndërsa PD-ja po vuan paq qindra- mijërat anëtarët e larguar, PS-ja veç tyre po mban përgjegjësinë e dëshirës së ikjes së dyfishit syresh prej shqiptarëve. Presioni me largimet në administratë, që deri në një farë mase mund të justifikohen, por pa e tepruar; deklamimet për trendin rritës së ekonomisë, kur realiteti tregon se vendi është zhytur në varfëri skajore; shërbimet e munguara ndaj njerëzve në shumë nivele dhe të nëpërkëmbura kudo; reformat që nuk gjejnë zbatim, tregojnë se Shqipëria e ka mbërthyer këtë nivel e nuk do t’i ndahet dhe në ditët, muajt, vitet në vazhdim. Kështuqë, si në një qerthull, atë që bëri pak vite më parë PS-ja duke mbledhur të drobiturit dhe të pakënaqurit, atë po bën PD-ja sot duke e mbrojtur dhe me analizën e humbjes.

Dhe, këtë herë PD-ja i është drejtuar biznesit të vogël dhe intelektualëve. Më të zhgënjyerve. Veçse biznesi i vogël njësoj po e pëson me çdo forcë politike që ngërçet e veta të zhvillimit i plas tek fashat më të dobëta të shoqërisë, e sa i përket intelektualëve që po i kërkon me ngulm, ata tashmë po shkrihen me masën e popullit dhe gjithnjë e më shumë po identifikohen me mbijetesën e thjeshtë.

Kështuqë PD-ja megjithë këtë përpjekje dhe energji që po proklamon para auditorit të vet, shtuar me luftën strapacuese për demokraci brenda saj, nuk do mundet kurrë t’i rimarr të 230.000 njerëzit e saj që i ikën, ashtu si PS-ja nuk do mundet kurrë të ngjallë atë besim me të cilin ka fituar vite më parë. Provën e konfirmoi prej këtyre zgjedhjeve me mungesën masive të votuesve, por në mandatin e ri, qoftë qysh prej zgjedhjeve lokale do ta marrë me refuzimin e votës. Dhe, ky është problemi i frikshëm në vend. Nuk ka më shpresë prej askujt dhe as PD por as PS nuk i kthejnë më dot të zhgënjyerit që po formojnë një armatë të frikshme, që i kalon shumë më tepër 230.000 njerëzit e PD-së.

Etiketa: Ben AndonidemokrateekonomiaPDPSte larguarvarferi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Bushati i përgjigjet Athinës: Gati të ndjekim modelin grek, nëse ka

Bushati i përgjigjet Athinës: Gati të ndjekim modelin grek, nëse ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com