Të humbësh duke fituar thellë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të humbësh duke fituar thellë

08:39 | 29/06/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka një rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje që sapo lamë pas. PDIU-ja e Shpëtim Idrizit ka dyfishuar numrin e votave të saj, ashtu si dhe premtoi kryetari i saj në fushatën elektorale. Nga 45 mijë vota që ishte para katër vjetësh, ajo ia doli që të mbledhë në kushte krejt armiqësore 85 mijë vota, duke u konfirmuar realisht si parti kombëtariste, ashtu si pëlqen ta quajë kryetari i saj.

Partia e Shpëtim Idrizit ka dyfishuar rezultatin në Durrës, ka një rezultat të madh në Lezhë dhe Shkodër, pa folur për, Elbasanin, Rrogozhinën, Dibrën, por edhe Vlorën, ku virusi pervers i Partisë Demokratike nuk e uli numrin e votave. Apo në Fier, ku beteja u bë dhëmbë për dhëmbë dhe natyrisht aspak ndershëm.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në këto zgjedhje Partia Socialiste pati rritje me 40 mijë vota, Lëvizja Socialiste për Integrim u rrit 40 mijë vota dhe po këtë nivel rritje ruajti PDIU-ja, e cila nuk kishte as pushtetin, as paratë, por eci përpara vetëm me frymë.

Falë marrëveshjes së pagjumsisë së Luli Bashës, kjo rritje spektakolare dënohet vetëm me katër deputetë, ndërsa nëse do të ishin lejuar koalicionet grupi parlamentar i Shpëtim Idrizit do të ishte të paktën me 8 deri në 10 deputetë.

Sot, Idrizi është i detyruar të hyjë në një proces ligjor për mandatin e tij të Tiranës, ku është bërë batërdia zgjedhore. Qeveria ka blerë vota, shpërndau në terren bandat kriminale, bëri presion mizor ndaj aktorëve të tjerë zgjedhorë dhe më pas ka përdorur në numërimin e votave të mirënjohurin sistem bullgar. Po kështu, komisionerët e Kavajës nuk kanë sqaruar një numër jo të vogël votuesish që votohej me dy fletë për Kuvendin dhe Bashkinë, prandaj janë një mijë e ca vota të pavlefshme atje, një pjesë e mirë e tyre për PDIU-në. Natyrisht, të gjitha këto që përmendëm nuk e vënë në dyshim mandatin e Idrizit në Tiranë, por edhe ai është shumë pak për këtë rritje që ka pësuar partia e tij.

Sërish edhe pas këtyre zgjedhjeve vullneti i një shumice dërrmuese zgjedhësish nuk përfaqësohet si duhet ose aspak në Kuvend, sepse përsëri marrëveshjet dy palëshe u bënë që ta pësojnë të tretët, ani se i dëmtuari i parë është lakuriqi i natës Luli Basha dhe mjeshtrit që i duhet thënë “chapeau!” është pa dyshim kreu i qeverisë Edi Rama.

Për fat të keq, një mandat i PDIU-së në këto kushte ka kushtuar mbi njëzetë e ca mijë vota, por ama Luli Bashës në këtë pikë vape ia kanë ngrirë buzëqeshjen në frizer, ndaj ia vlen ta shohësh në këtë pikë halli.

Shpëtim Idrizi në këto ditë të para pas zgjedhjeve mund ta ndjejë veten humbës, sepse në mandate nuk përktheu dot një rezultat të mrekullueshëm. Por, nëse do të bjerë në depresionin numrave aritmetikë, ka për të zhgënjyer ata 85 mijë shqiptarë që nuk zgjodhën asnjë nga partitë tradicionale, por platformën që u tregoi atyre se kemi Veç një Atdhe.

Këtu nuk bëhet fjalë për ringritje, por për administrimin e një fitoreje të thellë që pabesia e kulisës politike, intrigës së orëve të sabahut po synon ta paraqesë si humbje.

Etiketa: chapeauEnkel DemiLuli BashaPartia Drejtësi Integrim dhe UnitetShpetim IdriziTë humbësh duke fituar thellëVeç një Atdhe

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Të ka lali shpirt, të ka lali xhan… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Të ka lali shpirt, të ka lali xhan… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com