Të dënuar për drogë në Angli/ OFL i kërkon deklarimin e pasurisë dy “të fortëve” të Elbasanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dënuar për drogë në Angli/ OFL i kërkon deklarimin e pasurisë dy “të fortëve” të Elbasanit

10:05 | 15/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka dërguar dy letra të tjera për deklarimin e pasurisë në Elbasan, për dy persona që janë dënuar nga drejtësia angleze për trafik kokaine. Bëhet fjalë për shtetasit Klaus Metushi, i njohur ndryshe me emrin Klodjan Çopja, dhe Emiljan Shega, të dy të dënuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike.
Zëdhënësja e OFL-së, ditën e djashme gjatë deklaratës tha se në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
“Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL-ja u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike; E. SH., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësja.
KLODJAN ÇOPJA
Klaus Metushi, apo Klodjan Çopja, është dënuar në Angli në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi ishte cilësuar si kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës, vlera e së cilës arrinte deri në 60 milionë paund. Ky rrjet funksiononte kryesisht në perëndim të Londrës. Copja, 33 vjeç, u dënua nga Gjykata e Kurorës Kingston, pasi u deklarua fajtor për një seri të veprave të drogës, duke përfshirë tri akuza për komplot për të furnizuar droga të kategorisë A.
Mediat britanike shkruanin se ai drejtoi një rrjet të madh të furnizimit me kokainë për më shumë se tri vjet, me lidhje me grupet e krimit të organizuar britanik dhe të tjerë në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët e Grupit të Krimit të Organizuar kapën më shumë se 200 kg kokainë të klasës së lartë dhe arrestuan 20 korrierë dhe “të besuar” të lidhur me Çopjan, pasi ata e “çmontuan” rrjetin e tij.
Policia angleze besonte se Çopja ishte vetëm njëri nga një sërë tregtarësh të fuqishëm shqiptarë të drogës që tani po përmbytin Londrën dhe Britaninë e Madhe me kokainë. Statistikat e Shtëpisë së Punës, të lëshuara në nëntor të vitit 2017, treguan sasinë e drogës të marrë nga Forca Kufitare dhe oficerët e Policisë u rritën me gati një të tretën në vitin 2016. Zyrtarët kapën 5.516 kg, sasia më e madhe që nga viti 2003.
EMILJAN SHEGA
Emiljan Shega u arrestua në vitin 2010 në Angli ku u dënua me dy vite e gjysmë burg. Ai ishte pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe pastrimit të parave, vlera e së cilave ishte 10 milionë paund. Gjithashtu, në Kingston Croën Court, Shega u dënua me 5 vjet, pasi pranoi dy akuza të posedimit të një arme zjarri, posedimin e një pajisje shtesë për një armë zjarri dhe mbajtjen e municioneve.
“Shega është një kriminel i ri që besonte se ai ishte i zgjuar në fshehjen e armëve të zjarrit në kopsht. Për fat të keq për të, ai nuk ka llogaritur që ato të rikuperohen nga Policia dhe se marrëzia e tij, fotografimi i skenës, përfundimisht do të shërbente për të ndihmuar në inkriminimin e tij.
Ajo që ai planifikoi të bënte me armët, është e paqartë, por nuk kam dyshim se ata do të kishin përfunduar në duart e atyre që ishin të përfshirë në krimin e organizuar. Në këtë kuptim, ky është një operacion i suksesshëm i cili ka arritur kulmin në heqjen nga qarkullimi të dy armëve”, tha një nga oficerët anglezë që mori pjesë në operacionin për arrestimin e Emiljan Shegës.

Etiketa: Emiljan ShegaKlaus MetushiKlodjan ÇopjaOFLtrafik kokaine

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Dibër/ Shpërndanin drogë në shkolla e lokale, 3 të arrestuar

Thanë se po festonin Shën Valentinin, arrestohet çifti shqiptar për transport droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com