Taulant Balla, ky gaztor bajat në momentet tragjike të luftëtarëve të UÇK-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taulant Balla, ky gaztor bajat në momentet tragjike të luftëtarëve të UÇK-së

17:05 | 05/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Në librin e tij më të famshëm “Gargantua dhe Pentagruel” shkrimtari  francez François Rabelais ka një personazh-karikaturë me emrin Panurg.

Këtij personazhi qesharak i referohet  Kundera në një nga esetë e tij kur përshkruan plot humor skenën e mëposhtëme:

Read more

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

“Një anije me disa marinarë (ndër ta edhe Panurgu) e zë një stuhi e madhe në det të hapur. Dallgët e egra e sulmonin anijen nga të gjitha anët, detarët e ngratë u shpërndanë për të mbrojtur me çdo kusht anijen duke luftuar me vetmohim e përplasur sa andej-këndej. Vetëm Panurgu, i ngrirë nga frika, ishte mpakur dhe strukur në një qoshe duke qarë me lebeti…

Sapo stuhia kalon Panurgu fillon tjetërsohet. Me paturpësinë më të madhe, ky maskara, ky karagjoz, ky dembel e frikacak fillon të mburret e të kapardiset  për guximin e treguar në luftë me dallgët. Çudia është se detarët e tjerë, trimat e vërtetë, nuk zemërohen, përkundrazi në momentet e kapardisjes së Panurgut dimensioni i tij karagjoz bëhet veçanërisht i lezetshëm”.

Mu kujtua pikërisht ky personazh qesharak kur shoh Taulant Ballën të flasë për UÇK-në dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të kauzës së tyre.

Liderët kryesorë të UÇK-së janë arrestuar me akuza të rënda për krime lufte. Dosjet e tyre janë hetuar nga Prokurorë të Eulexit me lejen e veçantë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.  Situata është shumë serioze, akuzat janë të rënda. Është në diskutim krejt reputacioni ndërkombëtar i Kosovës, i luftës çlirimtare dhe i figurave më të njohura kosovare. Situata nuk ka qenë ndonjëherë më dramatike. Nëse akuzat vërtetohen dëmi që i shkaktohet kauzës së lirisë është përtej fatit të komandantëve. Mbrojtja e tyre duke rrëzuar akuzat duhet të jetë fokusi i çdo energjie shqiptare.

Mirëpo Panurgu ynë e ka gjetur qoshen e vet ku struket dhe kapardiset. Ka gjetur kauzën më qesharake të mundshme, do formojë një komision të posaçëm parlamentar për të analizuar dokumentet e prokurorisë shqiptare mbi krimet e mundshme të UÇK-së. Pasi t’i analizojë këto dokumente Komisioni do të bëjë një rezolutë në emër të Parlamentit Shqiptar ku do të deklarojë që “Sipas hetimeve të Prokurorisë sonë nuk ka pasë krime nga UÇK-ja”.

Ja si thotë në momentet e miratimit të këtij komisioni:

“Unë nuk dua të arrij në konkluzionet e këtij hetimi, por gjithsesi, jemi të gjithë dakord se në Shqipëri nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Kosovës sepse biem të gjithë dakord se lufta për liri, lufta për pavarësi, lufta për çlirim nuk është kurrë krim lufte,” deklaroi Balla javën e kaluar në parlament, në prezantimin fillestar të nismës për komision hetimor.

Sepse Taulanti e di përfundimin e hetimit para se të ndodhë verifikimi.

Komisionet Parlamentare  konfirmojnë akuzat ose nuk i konfirmojnë dot ato. Nuk mund të ketë Komision që deklaron me siguri se nuk ka pasë krime.  Askush, as hetimi më i gjerë e profesional ndërkombëtar, as FBI-a amerikane nuk mund të vërtetojë që këtu ose atje nuk janë kryer krime. Ata mund të thonë që ne nuk kemi gjetur prova për ato krime, kaq.

Mirëpo Panurgu do të shesë mend, deklaron me zulmë se Krime në Shqipëri nuk ka patur. Madje qysh përpara fillimit të punës së Komisionit.

Në këtë rast ata që qeshin janë Prokurorët e Hagës…Për fatkeqësinë tonë.

Ja u miratua rezoluta. Kujt i intereson rezoluta e Parlamentit shqiptar? Kush e lexon atë? Kujt i shërben ajo rezolutë?  Tani çështjen e kanë prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale. E kanë në dorë faktet dhe dëshmitarët, çështja është shumë më e komplikuar…

Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa nënqeshin idhtas…Edhe më keq nënqeshin nga Haga Hashimi, Kadria,  Jakupi,Rexhepi…

Mo bre Panurg pash Zotin se nuk ta kemi ngenë…

Nuk po kemi as kohë me qeshë tamam, anija është mes dallgëve Panurg… Sapo të mbarojë ky siklet do qeshim do shkrihemi me ty por tani jemi në hall. Një qesharak në kohë tragjike është maskara.

Ky Komision është akti i fundit i Panurgut, më qesharaku i një vargu veprimesh dhe nismash absurde që shoqëruan arrestimin e udhëheqësve të Kosovës. Ka dy muaj që shteti shqiptar nuk bën asgjë për mbrojtjen e të akuzuarve të Hagës. Përkundrazi, për interesa të tyre meskine politike, ngritën një mjegullnajë që aludonte përzierjen e Kryetarit të Opozitës në pregatitjen e dosjeve të UÇK-së. E dinin shumë mirë që, edhe sikur të donte Lulzim Basha, askush nuk do ta pranonte një shqiptar në hartimin e akuzave për shqiptarë, ky është parimi i parë i prokurorëve ndërkombëtarë.

Mirëpo puna e parë që bëjnë spin doktorët është përjashtimi i të vërtetave që nuk konvenojnë me çështjen. Ta hajë kush ta hajë. E dyta u ngrit çështja e votimit të PD-së në Këshillin e Evropës në vitin 2011. Edhe këtu u harrua e vërteta e madhe: “Sa ishte rezultati i asaj resolute dhe a kishte ndonjë gjasë  grupi i deputetëve shqiptarë   që të ndikonte mosmiratimin e saj?” E dyta “Nëse do të votonte kundër si do të interpretohej vota e delegacionit shqiptar?” .

Rezultati  i atij votimi ishte 166 vota pro, 8 abstenime dhe 9 vota kundër. Vota  e eurparlamentarit të PD-së ka qenë pro hetimit të kësaj rezolute. Ka qenë vendimi i duhur, një vendim i mençur politik. Nuk e di a është konsultuar me udhëheqësit e Kosovës por një votë kundër nuk do të ndryshonte asgjë në votimin përfundimtar përveçse do tregonte frikën e shqiptarëve nga hetimi.  Madje, në dokumentin e miratuar përmendet personalisht Damian Gjiknuri të ketë thënë : “Sidoqoftë Tirana mbështet hetimin e akuzave” (fjalia e fundit e dokumentit këtu).

Taulant, do të kemi kohë të qeshim në një kohë të dytë me trimëritë e tua. Por për momentin nuk ta kemi ngenë. Do të qeshim me lot si detarët e anijes së Panurgut. Por, të lutem prit edhe pak.

Etiketa: Ermal MulosmaniProkurorët e HagësTaulant BallaUCK

Të Lidhura

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

nga 27
21:38 | 14/01/2026
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes...

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

nga 27
21:18 | 14/01/2026
0

Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës...

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

nga 27
21:04 | 14/01/2026
0

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ka deklaruar se mbetet një “mospajtim thelbësor” mes Danimarkës dhe Shteteve të...

Para
Epidemiologu demonstron live si kryhet testi i shpejtë (film)

Epidemiologu demonstron live si kryhet testi i shpejtë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026
Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

21:18 | 14/01/2026
Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

21:04 | 14/01/2026
Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

20:34 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –
  • Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –
  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com