Tapë në timon dhe me shpejtësi, Policia Rrugore bën namin me gjoba (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tapë në timon dhe me shpejtësi, Policia Rrugore bën namin me gjoba (film)

17:30 | 09/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Policia Rrugore ka arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjatë kontrolleve intensive në rrugët e Shqipërisë gjithashtu janë pezulluar edhe 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Sipas policisë falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative edhe 2234 drejtues mjetesh.

Njoftimi i plotë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip “BMË” me shpejtësi 189 km/orë.
Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:
Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Policisë Rrugore, sapo e konstatuan, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë.
Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë.
Telefonata e tretë ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, në masën 1.35 mg/l.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.
Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Etiketa: gjobapolicia rrugoretap

Të Lidhura

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
14:33 | 04/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

nga 27
14:07 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar se ka vendosur sekuestro preventive mbi një pasuri të paluajtshme në resortin turistik...

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Para
Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

Asnjë viktimë, por rastet e reja në vend pësojnë rritje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026
Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

14:07 | 04/06/2026

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com