Në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratisllavë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm që të hiqet taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç tha se është i interesuar “për ato milionat që i takojnë popullit serb”.
“Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që ato populli ynë i meriton, kaq. Vetëm heqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiç.