Nga Kastriot Dervishi
Duke ndjekur këto çaste takimin e Erion Velisë për çështjen e teatrit, m’u kujtua një histori e vjetër në Bashkimin Sovjetik. Në kohën kur Stalini do ngrinte kolkozet (kooperativat bujqësore), ai vetë shkoi në një fshat për të dëgjuar fshatarët se çfarë kërkonin e çfarë ankesash kishin.
Të gjithë fshatarët folën kundër kolkozeve, u ankuan shumë. Stalini vetëm dëgjonte e nuk fliste. Në këtë kohë rojet e tij morën një fshatar dhe e rrahën barbarisht. Në fund, pasi asnjë fshatar nuk foli pro ngritjes së kolkozeve, Stalini mbylli takimin e tha: “Kolkozet do ngrihen qysh nesër. Ju falënderoj për mendimet tuaja të çmuara”.
Më vjen keq për aktorët që bisedojnë kot. Stalini e ka vendosur kolkozin. Teatri shpëton duke hequr Stalinin dhe jo nga diskutimet e pafundme.