• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Meta-Lidington, të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

12:47 | 13/09/2016
në Bota
0

 

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta zhvilloi një takim me Liderin e Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, Ministër i Kabinetit për Parlamentin, David Lidington.

Lexo edhe

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas: Nesër radha e…

Meta u shpreh se Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, demokracisë, luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, drejtësisë dhe sigurisë. Në këtë kuadër, Meta theksoi se marrëdhëniet ndërparlamentare duhen thelluar edhe më tej në shërbim të bashkëpunimit dypalësh.

Lideri i Dhomës Britanike të Deputetëve, Lidington pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Londër, vuri gjithashtu në dukje se Britania e Madhe dëshiron t’i thellojë marrëdhëniet me Shqipërinë, veçanërisht në drejtim të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit.

Meta dhe  Lidington diskutuan mbi reformën në sistemin e drejtësisë, ku Lidington vlerësoi miratimin me konsensus të plotë të paketës kushtetuese si një zhvillim pozitiv për rritjen e investimeve të huaja dhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ilir Meta: Edhe unë dua të shpreh kënaqësinë dhe jam i bindur që marrëdhëniet mjaft pozitive midis dy vendeve tona, midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do të vazhdojnë të konsolidohen akoma më shumë në të ardhmen në të gjitha drejtimet. Mbretëria e Bashkuar ka bërë investime të jashtëzakonshme në rajonin tonë për të forcuar sigurinë e këtij rajoni dhe stabilitetin tij dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jam i bindur. Sikurse përmendi edhe fushat z. Lidington, ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha drejtimet, të sigurisë, të luftës kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht do të punojmë edhe për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ekonomike, për të rritur investimet britanike në Shqipëri. Dhe shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tonë dhe natyrisht që edhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të ndihmojnë për të ndërtuar edhe një bazë më të fuqishme për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

David Lidington: Ndihem mirë që takohem sërish me Kryetarin e Kuvendit,  Meta. Herën e fundit që jemi takuar ka ndodhur në zyrën e tij në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa ketë herë jam unë që e mirëpres në Dhomës së Deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar. Ka një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sot ne jemi dy vende aleate në NATO. Gjatë takimit ne kemi folur për çështje të sigurisë. Ne jemi të përkushtuar dhe mbështesim realizimin e të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria. Ne po bashkëpunojmë në çështjet e gjyqësorit, të rendit publik, në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe ne po punojmë për të gjetur mundësi të reja për të përforcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve. Meta më njohu me shumë mundësi që ofron Shqipëria për investitorët britanikë. Patëm një takim të frytshëm dhe unë shpresoj që këto marrëdhënie mjaft të mira mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të mund të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen.

Etiketa: david lidingtonIlir Metamarredhenie dypaleshetakimivizite ne londer

Të Lidhura

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

nga 27
17:32 | 31/01/2023
0

Ajo hynte fshehurazi në shtëpinë e familjes natën për të bërë seks me një nga nxënësit e saj. Por a...

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

nga 27
17:26 | 31/01/2023
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Babë e bir, Wayne Peckham 49 vjeç dhe Riley Peckahm 23 vjeç...

Stoltenberg thirrje NATO-s: Rrisni prodhimin e armëve

Stoltenberg paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas: Nesër radha e…

nga 27
16:50 | 31/01/2023
0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se skenari ukrainas mund të verifikohet edhe në vende të tjera...

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit

nga 27
15:26 | 31/01/2023
0

Qielli në 2023-shin do të ofrojnë spektakël nga shiu i meteorëve, tek ajo që quhet kometë e Neandertalëve, që në...

Para
Rio 2016-Hacker-at rusë thyejnë serverin e WADA-s/ Ja sportistët që përdornin dopping

Rio 2016-Hacker-at rusë thyejnë serverin e WADA-s/ Ja sportistët që përdornin dopping

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen detaje nga lidhja e Bjordit me Anna Likën: Nisi nga… –

Bjordi eliminohet nga Big Brother

23:26 | 31/01/2023
Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

23:20 | 31/01/2023
VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”

23:06 | 31/01/2023
“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit

23:00 | 31/01/2023
“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

22:58 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –
  • VIDEO/ Darmian “gjunjëzon” Atalantën në “San Siro”
  • “Kërkoj falje për çfarë të thashë, por”, çfarë i tha Armaldo Amosit
  • A u shantazhua Meta nga McGonigal?
  • E reja vdes pas operacionit plastik në hundë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bjordi eliminohet nga Big Brother
  • Shqiptarët paguan mbi 43 mln euro trafikantët që të shkojnë në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com