Takimi Majko-Basha, erë e re në marrëdhëniet PD-PS? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Majko-Basha, erë e re në marrëdhëniet PD-PS?

21:34 | 17/05/2016
në Uncategorized
0

18 vjet më parë, Pandeli Majko u takua me liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berishën, në një situatë skajshëm të acaruar mes shumicës politike të drejtuar nga Fatos Nano dhe opozitës së drejtuar nga Berisha

Takimi i sotëm mes liderit të opozitës dhe deputetit Pandeli Majko u prit me interes nga media, ndoshta nisur nga profili politik i deputeti Pandeli Majko. Ndoshta tema e bisedës ka qënë vetëm ajo e konferencës së NATO-s që do të zhvillohet së shpejti në Tiranë, por takimi mund të ketë ndikim në raportet e acaruara skajshëm mes mazhorancës e opozitës.

majko berishaE ngjashme ka qenë situata dhe 18 vjet më parë. Një takim mjaft i rëndësishëm mes ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe liderit të të opozitës Sali Berisha u zhvillua në dhjetor 1998. Disa studentë të dhjetorit 90 dhe të tjerë organizuan këtë takim që ndikoi ndjeshëm në uljen e tensioneve, skajshëm të acaruara në atë kohë. Majko, asokohe kryeministër i vendit shoqërohej në atë takim nga zëvendësi i tij në qeveri Ilir Meta. Të dy kishin qenë studentë dhjetori. Në krahun tjetër ishte Sali Berisha kryetar i PD-së, i shoqëruar nga Genc Pollo në atë kohë nënkryetar i partisë. Takimi u konsiderua i sukseshëm pasi ndikoi në uljen e tensioneve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

majko 1998Por cilat ishin rrethanat që kishin çuar në atë tryezë në ato pozicione dy palët. Më 12 shtator 1998 para selisë së Partisë Demokratike u vra deputeti i kësaj partie, ish-themeluesi i saj, Azem Hajdari. Kryetari i PD-së, Berisha, akuzoi qeverinë për vrasjen e tij, duke e konsideruar këtë si vrasje politike. Dita  kur do përcillej për në banesën e fundit deputeti i vrarë u shndërrua në revoltë të ashpër kundër institucioneve qeveritare. Më 14 shtator protestuesit shkatërruan godinën e Kryeministrisë dhe hynë në godinën e Televizioni Shtetëror. Pas këtyre ngjarjeve Kryeministri Nano u largua nga Shqipëria. Ai qëndroi për arsye sigurie në Maqedoni, derisa forcat e rendit, nën drejtimin e ministrit të Rendit, Perikli Teta, vendosën qetësinë e brishtë.

majko meta kryeminister 1999 ose 2002Lufta politike mes mazhorancës e opozitës u ashpërsua skajshëm dhe Kryeministri Nano e etiketoi “grusht shteti” revoltën e 14 shtatorit. Më pas Nano kërkoi mbledhjen e KPD-së dhe mbështetjen e këtij forumi për të bërë ndryshime në qeveri. Por nuk dukej aq e thjeshtë. KPD-ja nuk ishte kompakte në mbështetje të një tjetër qeverie të drejtuar nga Nano, dhe më 28 shtator 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit. Vendimi erdhi si rezultat i debateve të ashpra që u zhvilluan ato ditë në forumet e larta drejtuese të PS-së. Kundërshtarët e Nanos nuk i dhanë me besimin këtij të fundit të drejtojë qeverinë. Në vend të Nanos u emërua Kryeministër sekretari i përgjithshëm, Pandeli Majko. KPD e votoi pa përplasje Majkon kryeministër, ndërsa ky i fundit zgjodhi Ilir Metën, si krahun e tij të djathtë në qeveri. Ilir Meta u emërua zëvendëskryeministër i qeverisë së re socialiste dhe në qeveri u përfshinë në mënyrë thuajse të ekuilibruar figura politike që ishin pjesëtarë të dy grupeve kundërshtare brenda PS-së. Majko e Meta drejtuan qeverinë ngjatë krizës së Kosovës dhe ia dolën të menaxhojnë me sukses këtë krizë. Takimi i Majkos e Metës me Berishën e Pollon kishte si teme kryesore, situatëne  pritshme të luftës në Kosovë. Por ai takim ndikoi mjaft pozitivisht në raportet mes mazhorancës dhe opozitës. Takimi i sotëm i Majkos e Bashës u tha se kishte si temë Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s që do të zhvillohet në 27 maj në Tiranë. Mbetet për tu parë ditët e javët në vazhdim në se ky takim Majko-Berisha do të ndikojë në uljen e tensioneve mes mazhoprancës dhe opozitës, ashtu sië ndodhi 18 vite më parë.

majko-basha

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në mes të natës, në qetësi…

Në mes të natës, në qetësi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

15:59 | 15/01/2026
Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

15:45 | 15/01/2026
Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen pas 1 viti pezullim –

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

15:31 | 15/01/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

15:15 | 15/01/2026
Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

14:59 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –
  • Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –
  • Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –
  • Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com