Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme

13:28 | 10/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua virtalisht të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se edhe takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet përmes një video-konference, kurse takimi Hoti-Vuçiq pritet të ndodhë më 16 korrik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.

Read more

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

“Por, ne fuqishëm besojmë se procesi i dialogut duhet të ketë një afat të qartë kohor dhe një kornizë të vlerave dhe parimeve themelore që duhen respektuar, në përputhje me perspektivën evropiane të të dyja vendeve”, shtoi Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Hoti tha se procesi i dialogut, në mënyrë që të jetë i suksesshëm duhet të udhëhiqet nga parime që sipas Hotit janë: Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket, marrëveshja me Serbinë duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si modaliteti i vetëm që do t’i jepte legjitimitet një marrëveshjeje të tillë.

Sipas Hotit, bazuar në këto parime, marrëveshja finale duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe nëse kjo nuk ndodh, marrëveshja si e tillë, sipas kryeministrit kosovar nuk do të kishte sukses.

Sipas Hotit, personat e pagjetur dhe viktimat e çfarëdo forme të dhunës, dëmet e luftës dhe viktimat, janë shqetësimi kryesor i Kosovës në këtë proces, andaj ai shtoi se pa pasur drejtësi për viktimat nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve.

Hoti po ashtu përmendi që marrëveshja finale duhet të kontribuojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se video-samiti ka qenë i vështirë dhe se Serbia është e vetmja me qëndrime të ndryshme.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që i shënuam me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, që vendet e tjera të Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën dhe pastaj do të merreshin me të zhdukurit dhe çështjen e dëmeve. Nëse ky është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë.

Ai tha se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por nuk do të ketë bisedime për pranim të ultimatumeve.

“I jam mirënjohës përkushtimit evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, tha Vuçiq.

“Do të jemi të ekspozuar ndaj pritjeve të mëdha të partnerëve evropianë dhe do të kthehemi prapa në vend të darkës së nesërme. Kemi një video-konferencë të dielën dhe më pas vazhdimin e dialogut”, tha ai.

Pas samitit, pritet që Franca dhe Gjermania, si nikoqir të këtij samiti, të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç tha ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ne samitin virtual marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiq.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për politikë të demokratizimit nga Berlini, pret që samiti nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, të premten, do të sqarojë qëllimin dhe kornizën e dialogut, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Sipas tij, korniza fillestare dhe parimet e dialogut politik të viteve 2012 – 2013, i cili në mënyrë të qartë ndërlidhte perspektivën e Serbisë dhe anëtarësimin e saj në BE, me pranimin e realitetit për humbjen e Kosovës, heqjes dorë nga bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, “tashmë kanë humbur më krizën shumëvjeçare”.

“Do të duhej të vinte deri te një lloj i rivendosjes (të dialogut), gjë që shpresoj se do të ndodhë të premten në Paris. Kjo kërkon pozicion të qartë politik nga ana e të dy kryetarëve, gjegjësisht të presidentit Macron dhe të zonjës Merkel, se cili është qëllimi i dialogut dhe cila është korniza brenda së cilës bisedohet. Kjo duhet t’i bëhet me dije në mënyrë të qartë presidentit (Aleksandar) Vuçiq në Beograd dhe pastaj kjo duhet të jetë kornizë, përmes së cilës do të bisedonin përfaqësuesit e BE-së, zoti Borrel dhe zoti Lajçak”, thotë Weber.

Ndryshe, këtë javë, presidenti francez Macron priti Hotin dhe Vuçiqin veçmas në Paris, dhe një nga temat e bisedimeve në këto takime, ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë për media nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Është thënë se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, Vuçiq ka thënë këtë javë se Serbia pret një “verë të vështirë dhe vjeshtë” për çështjen e Kosovës.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, u shpreh Vuçiq.

Në këto ngjarje, megjithatë nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kundër së cilit tashmë është paraqitur një aktakuzë për krime lufte në Prokurorinë në Hagë. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën, nga dita kur është ngritur në prill.

Lidhur me aktakuzë, Prokuroria e Specializuar njoftoi më 24 qershor, kur Thaçi u nis për në Uashington, ku duhej të zhvillohej një takim midis Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit amerikan Richard Grenell. Në gjysmën e rrugës, Thaçi anuloi udhëtimin drejt SHBA-së dhe më pas edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut.

Përndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron organizuan një takim të liderëve të rajonit në Berlin në fund të prillit 2018, dhe më pas njoftuan për një takim të ri midis Kosovës dhe Serbisë në Paris më 1 korrik, i cili kurrë nuk u zhvillua. Beogradi zyrtar kushtëzoi vazhdimin e dialogut në Bruksel me heqjen e taksës, ndërsa kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk hoqi dorë nga qëndrimi që taksat do të mbeten në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën./REL

Etiketa: Avdullah HotiIntegriteti territorial i Kosovëskryeministri i kosovesMarrëveshja me Serbinëprocesi i dialogut

Të Lidhura

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

nga 27
20:12 | 25/12/2025
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i...

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

nga 27
19:20 | 25/12/2025
0

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të së drejtës së privatësisë dhe konfidencialitetit mjekësor në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj,...

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

nga 27
19:02 | 25/12/2025
0

Një studente kolegji nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2,000 dollarë për të siguruar një praktikë pune në Nju Jork...

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

nga 27
18:46 | 25/12/2025
0

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja. Një person është dëmtuar, teksa...

Para
Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com