Komisioneri për zgjerim i BE, Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Hamburg.
Pas takimit eurodeputeti ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në twitter në të cilën ka bashkangjitur dhe një foto me kryeministrin Rama.
Fleckenstein shkruan: “Vizitë e mirë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Hamburg. Bisedime me kryeministrin dhe me sipërmarrësit. Reformat në një rrugë të mbarë. Tani me shumë investime”.