Ambasadori Donald Lu mbërrin në Presidencë, takohet me Bujar Nishanin
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka mbërritur sot rreth orës 19:00 në ambientet e Presidencës ku është takuar me presidentin Bujar Nishani për rreth 20 minuta.
Takimi me Nishanin vjen pas kritikave të forta të ambasadorit Lu ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla të cilin e akuzoi se po pengon Reformën në Drejtësi.