Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se deputeti demokrat, Gent Strazimiri, e ka dorëzuar armën që mbante pa leje. Gjatë takimit me drejtorë të policisë në rrethe, Tahiri tha se asnjë deputet apo gjyqtarë nuk mund të mbajë armë.
Gent Strazimiri u fotografua pak ditë më parë me një armë në brez gjatë protestës së opozitës tek Parku i Liqenit. Ndërkohë që policia e Tiranës e deoncoi në prokurori deputetin Strazimiri për armëmbajtje pa leje, sot deputeti e ka dorëzuar armën në polici.