Ministri i Brendshëm në Komisionin parlamentar të Sigurisë sqarime për paisjen përgjuese
Nuk ka pasur, nuk ka e nuk do të ketë paisje përgjimi në dorë të policisë”, është kjo fjalia e përsëritur e ministrit të brednshëm Saimir Tahiri, për paisjene përgjimit. Ministri Tahiri ishte sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë pikërisht për këtë çështje.
“Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe as nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën në përpjekje për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve një stardard të ri shërbimi dhe sigurie”, tha Tahiri.
Gjatë ditës së sotme dëshmuan në komisionin e Sigurisë, kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.