Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova mbeten e përkushtuar për bisedime edhe përkundër tensioneve të krijuar nga Serbia
Sa i takon bisedimeve me Brukselin, Tahiri nuk ka dashur të prononcohet deri sa të tejkalohen tensionet e krijuar nga Serbia.
Tahiri: “Lidhur me këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka bërë të qartë qëndrimin e Republikës së Kosovës, se Kosova do të mbetet e përkushtuar për dialogun e Brukselit.
Me gjithë këto tensione që i ka krijuar Serbia nuk po preferoj të flas me dialogun, le të tejkalohen njëherë tensionet, pastaj mund të flasim.”