Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tahiri: Ka pasur dhe ka në parlament e qeveri njerëz që janë kurban

Nga Media 0

Në përfundim të deklaratës së tij, ku foli me tone të ashpra e i revoltuar, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një mesazh të fortë sot ndoshta dhe për ish-kolegët e tij socialistë.

Duke i referuar aludimit të bërë shpesh se ishte kurban i kryeministrit Edi Rama, Tahiri tha se është fyese për të, pasi kurban nuk do të thotë të shkosh në burg por të mos jesh i lirë.

“Ka pasur dhe ka në parlament, jashtë parlamentit, në qeveri, jashtë qeverie, në politikë, njerëz që janë kurban edhe pse s’e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë të mendojnë po nuk iu thanë çfarë të mendojnë. Nuk janë të lirë të flasin por nuk iu thanë çfarë duhet të flasin”, u shpreh ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej