Tabaku: Rama përgjegjës për dështimin e negociatave. Shqipëria penalizoi Maqedoninë e Veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Rama përgjegjës për dështimin e negociatave. Shqipëria penalizoi Maqedoninë e Veriut

16:15 | 22/10/2019
në Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh në A2 se Shqipëria pengoi edhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave dhe për këtë, ajo theksoi se është Edi Rama përgjegjës.

Kjo qeveri, tha Tabaku, e ka çuar vendin në regres që në momentin që ka ardhur në pushtet.

“Shqipëria penalizoi Maqedoninë e Veriut”

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

‘PD nuk ndjen asnjë lloj kënaqësie që gjendemi në këtë situatë. Deri në momentin e fundit, kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të lobuar që të kishte një ‘Po’ për Shqipërinë. Unë dua të shfrytëzoj mundësinë dhe dua të them se nuk ishte kjo ajo që meritonin shqiptarët. Por duke u kthyer realitetit, shqiptarët nuk e meritojnë, por qeveria ka bërë çdo gjë që ne të arrijmë në këtë situatë sot. Dorëheqja e Ramës ka qenë e panegociueshme që para se të largohemi nga parlamenti. Akti i Zaev ofroj vetëm një bazë krahasimi se çfarë bënë një politikan i përgjegjshëm. Mund të duket egoizëm, por shyqyr që nuk na ndanë, pasi më tej ne do të bënim pjesë në grupin e Bosnjës ku do të kishim një procedurë tjetër për negociatat. Fakti është që ne e penalizuam Maqedoninë e Veriut’.

Luftë replikash në distancë mes Bashës dhe Ramës…

‘Sado të përgjigjet Rama me çdo lloj citati apo propagande, është e pamundur të mbulojë faktin që të gjithë liderët e BE e cituan në fjalën e tyre, duke filluar nga Kancelarja me deklaratën pas samitit, deri te lideri i Holandës se kemi dy situata të ndryshme me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Qershia mbi tortë ishte deklarata e Macron, i cili tregonte se pjesa më e madhe e vendeve nuk ishin dakord për Shqipërinë. Kishte një unanimitet për Maqedoninë, por nuk ishin dakord për Shqipërinë, si rezultat i këtyre kushteve. Edhe nëse do të kishim pasur një ‘po’, kjo do të kishte qenë e shoqëruar me një sërë elementësh që duhet t’i plotësonim deri në konferencën e parë ndërqeveritare. Edhe me një ‘po’, Shqipëria do të kishte tjetër rrugë nga Maqedonia e Veriut’.

 ‘Cakaj nuk mban përgjegjësi politike’

‘Zoti Cakaj nuk mban asnjë përgjegjësi politike, pasi nuk është as deputet, as ministër me mandat të plotë dhe mund të thotë çdo lloj broçkulle që dëgjon nëpër Tiranë. Situata është e tillë që zotin Cakaj, zonjën Hysi dhe zotin Rama, negociatat janë hapur që vjet, ky është realiteti. Kur këta kanë ardhur në qeveri kemi pasur një regres që nuk e kishim në 10 vitet e fundit’.

‘Rama, i pari në listën e Prokurorisë për vjedhjen e votës’

‘Nuk ka opozitë brenda dhe jashtë parlamentit. Ka një opozitë të votuar me votat e shqiptarëve. Ato janë vota të PD, me të cilat disa individë kanë zgjedhur të qëndrojnë atje. Opozita dhe aleatët e saj janë pjesë përbërëse e reformës zgjedhore dhe nuk ka asnjë institucion që e përjashton opozitën nga ky proces. Duke treguar vullnetin tonë politik, që nuk ka asnjë në dorë të opozitës që e pengon të ardhmen europiane, por përkundrazi do të bëjmë çdo gjë edhe duke u ulur në tryezën për reformën zgjedhore. Por ju kujtoj se personi i parë në listën e Prokurorisë për vjedhjen e votës është kryeministri Rama. Të gjitha kërkesat e opozitës, kauza që ne i kemi pasur, gjejnë reflektim në Bundestag’.

Djegia e mandateve ishte gabim i opozitës?

‘Absolutisht që jo. Është konfirmuar më shumë se kurrë fakti që në Parlament, sot po ndodh vetëm një fasadë që ne nuk kemi pse të jemi pjesë atje. Para pak ditësh, u miratua ligji për korporatën e investimeve. Po të kishim qenë ne në Parlament dhe të kishim bërë 30 amendamente, siç kemi bërë për buxhetin, për ligjin e pronave, për shumë ligje, a do të ishin marrë parasysh? Do të ishin refuzuar me forcë. Pse duhet të ishim pjesë e asaj fasade. Opozita e re është atje sa herë nevojiten votat’.

‘Korporata e investimeve, një nga projektet korruptive’

‘Korporata e investimeve është një nga projektet korruptive me vlerë të jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit, pasi përfshin burime pronësore tokash të pushtetit lokal, të pushtetit qendror. Por krijon edhe rrezikun shumë të madh për të marrë prona nga privati për t’i vënë më pas në dispozicion të një organizate që do të krijohet nën drejtimin e Kryeministrit’.

/A2CNN

Etiketa: “Maqedonia e VeriutEdi Rama përgjegjësIsh-deputetja e PD-sëJorida Tabakunegociatat

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kapet në brigjet e Barit gomonia me 450 kg drogë e nisur nga Shqipëria

Kapet në brigjet e Barit gomonia me 450 kg drogë e nisur nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com