Me ta nda frymën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me ta nda frymën

21:08 | 07/06/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Sa kishte hyrë marsi i vitit 1997 dhe Sabri Godo shkonte sa në Ambasadën e Bosnje Hercegovinës, sa në Presidencë. E zgjodhi ai të ishte negociatori. Në shtëpinë diplomatike të Sarajevës po bëhej festa e pavarësisë dhe mes mysafirëve ishte Mariza Lino, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, mesazhet e saj përcillte. Atë natë i ndjeri Godo dështoi. E kam takuar diku në mesnatë, sepse nuk kisha mbyllur ende gazetën. Nga shtypshkronja më kërcënonin që radha ime shkoi, por doja një titull, një kumt që të çelja faqen e parë, qoftë dhe dhjetë rreshta. Nuk e kam parë kurrë atë burrë më keq se atë ditë. Tymoste duhan një pas një dhe kishte hyrë në ujë, ishte mpakur si mos më keq. Asnjëherë në jetën time nuk hasja një njeri kaq të lodhur.

“Ç’të të them? Nuk di se çfarë do ndodhë. Iku…”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nuk e përfundoi fjalinë e la përgjysëm. Nuk ishte banal të thoshte që iku për lesh, iku për dreq, iku në të sëmës, iku në esfel. Veç kaq tha. Pas një jave shqiptarët u armatosën dhe ndodhi gjithë ajo katrahurë që një tjetër shkrimtar e kishte shkruar mote më parë, Ismail Kadare tek “Viti i mbrapshtë”.

Edhe at’botë makineria e propagandës e shpalli Mariza Linon njeri të lidhur me një krah të caktuar politik, ndërsa gjirizi i saj mbllaçiti një aferë seksuale të diplomates me origjinë italiane.

Këto ditë më është kujtuar kjo atmosferë, ani se nuk ka kush ndër mend të marrë pushkën, por kriza politike është e ngjashme. Romana Vllahutin u shpall nga kryetari i opozitës njeri i anuar për nga qeveria, ndërsa gjirizi i propagandës së tij mbllaçit një histori që ta shpif, thjesht nga fakti që artikulohet nga burra me një farë moshe, të cilët kanë një barrë eksperiencë jetësore mbi supe. Duken si shkollarë që rrëfejnë atë historinë stampë të presorit të fiskulturës që shkon me zyshën e fizikës.

Shqipëria ka hyrë në një krizë politike të thellë, sepse dy tre drejtuesit e saj nuk kuptohen. Ky është kulmi i një krize që nisi do vite më parë me ndryshimet kushtetuese, ku pushteti në një demokraci të brishtë u përqendrua në vendimarrjen e dy tre kokrrave, të cilët sado të ndritur që të jenë mund të pjellin vetëm ngërçe të kësaj natyre që po çojnë vendin në greminë. Ngushtica që vetë sajuan para ca kohësh po ju merr edhe atyre vetë frymën. Nuk bëjnë dot reformë, sepse kurrë nuk do të kenë numra. Nuk shkojnë dot në popull për referendum, sepse me ndryshimet që vetë kryen e kanë bërë pothuaj të pamundur ta aplikojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk shkojnë dot në zgjedhje, sepse u duhet të futen brenda një rrethi vicioz në Kuvend, nëse e marrin në sy edhe këtë mundësi. U ka mbetur vetëm një zgjidhje; të bëjnë pazar. Dhe sa herë ulen ta bëjnë këtë më vjen ndër mend ai burrë i dërrmuar, të cilin e prisja, se duhej të mbyllja gazetën.

Etiketa: Bosnje- Hercegovinademokracia e drejtpërdrejtëgreminëIsmail KadareMariza Linondryshimet kushtetueseSabri GodoViti i mbrapshtë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Jam çam dhe kam një ëndërr

Jam çam dhe kam një ëndërr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com