I dyshuari i cili u arrestua pas përpjekjes për sulm terrorist, të hënën në Nju Jork, tha se veprimi i tij ka qenë hakmarrje për sulmet e SHBA-së ndaj grupit militant Shteti Islamik.
Shtëpia e Bardhë tha se sulmi tregon “nevojën urgjente” për Kongresin që të reformojë sistemin e migrimit në SHBA, raporton rel.
“Ky sulm nënvizon nevojën që Kongresi të punojë me presidentin në reformat e migrimit, që rrisin sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë publike. Duhet t’i mbrojmë kufijtë tanë, duhet të sigurojmë që individët që hyjnë në vendin tonë, nuk vijnë këtu për t’i dëmtuar njerëzit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.