Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një deklaratë ku ka dënuar ashpër sulmin ndaj policëve kosovarë në Ujman Kurti tha se kjo është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në vëri të Kosovës, duke theksuar se të tjerë qëndrojnë pas bandave duke i nxituar ato për sulme
“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.
Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.