Pak momente para se të largoheshin në grup nga salla, dy studentë i kanë drejtuar disa pyetje retorike Ramës dhe e kanë njohur me situatën problematike me të cilën janë përballur prej vitesh. Një studente i listoi Ramës problemet me pedagogët, tarifat si dhe kushtet e universitetit.
“ Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm : PO ose JO! Ne kemi ftohtë në klasa, më shumë jemi të sëmurë. Sikur të bënim mësim në salla të ngrohta si kjo ku jemi sot?!”, i tha studentja Ramës.