Edhe studentët e universitetit “Aleksander Xhuvani” kanë bojkotuar ditën e sotme orët e mësimit, duke shprehur kështu kundërshtimin për tarifen e krediteve prej 650 leke të vjetra vendosur nga Ministria e Arsimit.
Studentet shprehen se protestat do te vijojne deri në tërheqje të këtij vendimi. Stutentët po mbledhin firma për të shkruar peticionin i cili kerkon 50 mijë firma.