Studentët edhe sot në protestë? Mësim në disa Fakultete

Lexo edhe

Protesta e studentëve duket se ka marrë goditjen finale këtë të martë, 8 janar 2018. Një pjesë e studentëve në disa Fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditoreve. Duket se i ftohti, por edhe afrimi i sezonit të provimeve, kanë qenë vendimtarë në zbehjen e vrullit të tyre pas festave.

Oborri i Kryeministrisë  është bosh, mbetet për tu parë në orët në vijim se çfarë do të ndodhë.

09:44 Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për ti kërkuar Dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.

Ora 09:39  Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.

Ora 09:38 Studentët tek Ekonomiku zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.

Ora 09:10 Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.

Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.

Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata nuk mjaftohen me vendimin e Këshillit të Ministrave, duke kërkuar që kërkesat e tyre të votohen në Kuvend.

http://www.oranews.tv/article/studentet-edhe-sot-ne-proteste-politekniku-zhvilloi-nje-ore-mesim

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *