Studentët do të vijojnë edhe sot bojkotimin e mësimit. Protestën ata kanë vendosur ta zhvendosin brenda Fakulteteve përkatëse. Raportohet se momentalisht 300 studentë janë ngujuar brenda Fakultetit të Juridikut. Ndërsa studentët e gazetarisë po zhvillojnë takim me pedagogët në Fakultetin e Filologjikut.











