Studentë të të gjitha fakulteteve të Tiranës janë nisur sot drejt Ministrisë së Arsimit për të protestuar për uljen e tarifave dhe lehtësinë e kushteve të tyre të jetesës në konvikte.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë ecur në këmbë drejt Rrugës së Durrësit, ndërsa kanë bllokuar dhe hyrjen e autostradës Tiranë-Durrës.
Janë mijëra studentë që tashmë ndodhen pranë zyrës së ministres së arsimit Lindita Nikolla.
‘’Lindita Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, është një nga thirrjet më të përdorura nga ana e studentëve.
/Fax News