Stinë veprash të mëdha për Teatrin e Operas dhe Baletit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stinë veprash të mëdha për Teatrin e Operas dhe Baletit

16:50 | 03/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej disa ditësh janë rikthyer në mjediset e restauruara të Teatrit, rikonstruksioni i të cilit, ka nisur rreth tre vjet më parë dhe kanë nisur përgatitjet për dy shfaqje të mëdha, pjesë e kalendarit artistik të shpallur për vitin 2020. Deri në përfundimin e plotë të sallës së shfaqjeve, TKOB, do ta vazhdojë rrugëtimin, si deri më tani, në salla të tjera. Muaji mars është muaji i veprave të mëdha; në datat 13, 15 dhe 16 mars opera e Puccini-t, “La Boheme” në Pallatin e Kongreseve dhe në datat 19 dhe 20 mars, baleti i Youri Vamos-it, “Carmina Burana”, me muzikë të Carl Orff në sallën e madhe të arTurbinës.

La Boheme

Historia e dashurisë së një çifti të ri, pa para, por plotë shpresë, është bosht në “Bohemën” e Puccinit. “LaBoheme” është një histori që pasqyron rininë dhe përballjen me dhimbjen; kalimi nga adoleshenca drejt pjekurisë. Realiteti i ashpër për shkak të gjendjes shëndetësore të Mimisë, e cila vuan nga tuberkulozi dhe vdes në krahët e Rodolfos, ndryshon përgjithmonë fatin e të gjithë personazheve. “La Boheme” shënon konfirmimin e Puccini-t si kompozitor plotësisht i pjekur dhe origjinal; përmban disa nga ariet më të paharrueshme të skenave muzikore në opera.  Premiera botërore e “La bohème” ishte në Torino në 1 shkurt 1896 në Teatro Regio, e realizuar nga 28-vjeçari Arturo Toscanini.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

O Fortuna!

“Carmina Burana” konsiderohet një ndër veprat e para klasike në historinë e muzikës.
Në thirrjen “O Fortuna” ndaj perëndeshës së fatit shfaqet lutja për dashuri e fat. Rrota e fatit është simboli që përcakton uljet dhe ngritjet në jetën e njeriut, me ciklet e tensioneve që krijohen në marrëdhëniet njerëzore të burrave dhe grave, pavarësisht moshës së tyre.
Kjo vepër zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të, gjatë së cilës shpaloset një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë.
“Carmina Burana” mbetet një eksperiencë artistike që gozhdohet në memorien e çdo spektatori. Baleti i Youri Vámos me muzikë të Carl Orff (1895–1982) prezantohet përpara publikut nga trupa e baletit të TKOB-it në mbrëmjet e 18 dhe 19 marsit, në sallën e madhe të arTurbinës. Koreografia e tij e parë e “Carmina Burana” është realizuar në vitin 1985, në Teatrin Shtetëror të Operas, në Berlin.

Etiketa: La bohemeO FortunaTeatri i Operas dhe Baletit

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
“Mikëpritja” greke për refugjatët sirianë…

“Mikëpritja” greke për refugjatët sirianë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com