Stinë e mërzitshme për Kadarenë (madje as ky shkrim nuk do marrë klikime) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stinë e mërzitshme për Kadarenë (madje as ky shkrim nuk do marrë klikime)

17:50 | 10/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

Këtë vit dhënia e Çmimit Nobel në letërsi është shoqëruar më pak se vitet e tjera në tituj me emrin e Ismail Kadaresë. Në botën tonë të klikimeve, portalet e kanë parë, ndoshta, se titujt me Kadarenë janë më pak të klikuarit (veç rasteve, kur emri i tij lidhet me fjalën “dosje”, “spiunim” dhe deri diku “polemikë” apo “Lubonja”). Dhe, mesa duket, duke u zhveshur nga pesha e klikimeve dhe tifozerisë, dhënia e çmimit më të madh letrar ka nisur të ridimensionohet në mendjet e të gjithëve dhe të bëhet një lajm interesant vetëm për ata që ende lexojnë letërsi.

Komiteti i Çmimit Nobel këtë vit ia dha çmimin autorit anglez Kazuo Ishiguro, me motivacionin se “shkrimet e Ishiguro-s karakterizohen nga një mënyrë e shprehjes e përmbajtur me kujdes, pavarësisht nga ngjarjet që po ndodhin”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Nëse ju përzjeni Jane Austen dhe Franz Kafka, atëherë ju keni Kazuo Ishiguro në pak fjalë, por ju duhet të shtoni pak Marcel Proust në përzierje”, – tha sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Sara Danius. Dhe sipas mediave, në vlerësimin e romanit të fundit të Ishiguros, “The Giant Buried” (2015), komiteti e vlerësoi romanin për mënyrën se si ai hulumtoi “në një mënyrë lëvizëse, se kujtimi lidhet me harresën, historinë me të tashmen dhe fantazinë ndaj realitetit”.

Le të supozojmë për një çast se më në fund do ta merrte këtë çmim Ismail Kadare. Dhe le të përpiqemi të shkruajmë një motivacion, sikur të ishim antarë të Akademisë Suedeze. Si e diplomuar për letërsi, si dikush që ka lexuar çdo rresht të letërsisë që Kadare ka shkruar, mund të kisha bërë një motivacion për romanin “Kështjella”. Edhe për “Nëpunësin e pallatit të ëndrrave”. Mund të ishte justifikuar çmimi për thyrjen e skemave të realizmit socialist në vendin me komunizmin më të egër të Europës. Mund të bëheshin disa motivacione të mira, por ama deri në ’90-ën.

Jo më vonë, jo në këto njëzeteshtatë vjet, kur pritet me ankth ndarja e çmimeve Nobel, për të shpresuar për Kadarenë. Dhe politika nuk hyn fare këtu, siç pretendon shumëkush, kur për të zbehur rëndësinë e çmimit në stil “dhelpra dhe rrushtë”, justifikohet se ky na qenka një çmim politik. Ka të bëjë me letërsinë dhe vetëm me të.
Sepse kushdo që ndjek botimet, e di që pas ’90-ës, nuk ka asnjë lajm të madh letrar nga fronti i Kadaresë. Ka dy-tre romane relativisht të mirë, si “Lulet e ftohta të marsit” apo “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”. Romane të mirë, me shqipe të mirë, por jo letërsi e madhe. Asgjë që të ngjajë me Orhan Pamukun, që sa më shumë e lexoj më bën të kuptoj që në gjithë veprën e Kadaresë ajo që mungon është dashuria; asgjë që të ngjajë me Amos Ozin, që në mënyrën se si zgjedh të rrëfejë një ngjarje, e thyen dhe e përthyhen kohën sa të ta bëjë letërsinë e Kadaresë rrëfim mesatar; asgjë që të të ngjajë me tronditjen që të jep Haruki Murakami; asgjë që të të ngjajë me dhjetëra shkrimtarë, që botohen çdo ditë dhe të bëjnë të mendosh “a të del një jetë vallë të lexosh gjithë letërsinë e mirë të botës?”.

Dhe, mbi të gjitha, nuk kemi asgjë të re prej vitesh nga letërsia e Kadaresë, që të justifikojë marrjen e një çmimi të tillë, siç shkruhet në motivacionin e Ishiguros për romanin e 2015-ës. Madje, me një këmbëngulje të pabesueshme, Ismail Kadare është ndoshta i vetmi shkrimtar në botë që ka shpenzuar njëzeteshtatë vjet duke shpjeguar veprën e tij të para ’90-ës, duke rrëfyer si shkruhej në kushtet e mungesës së lirisë, pa mundur të shkruajnë asgjë po aq të mirë në kushtet e lirisë. Një shkrimtar që nuk përton të futet në asnjë polemikë për të shkuarën e të sotmen, për shqiptarët dhe fqinjët, për Ballkanin dhe Europën, duke mbushur me këto faqe të tëra gazetash, pa sjellë asnjë roman të ri. Një shkrimtar, që, siç thotë edhe vetë, ndoshta vërtet nuk e ka dhe aq brengë mosmarrjen e Nobelit, por që me siguri duhet të ketë brengën e madhe se që kur nisi të flitet për atë dreq çmimi, shkrimtari tek ai vdiq.

/tiranapost.al/

Etiketa: cmimIsmail Kadareiva ticoklikimeNobel

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Izrael-Spanjë, tifozi me thikë në dorë i drejtohet Izrael-Spanjës (Foto)

Izrael-Spanjë, tifozi me thikë në dorë i drejtohet Izrael-Spanjës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com