Standardi i ri i Jolezës

Duhet të lëçisni

Asnjë vdekje Covid në vend, rastet e reja kapin nivelet më të ulëta që prej fillimit të pandemisë

Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 3 raste të reja nga 3027 testime të...

Nëna e Ronaldos flet për të ardhmen e yllit portugez: Do të luajë edhe 3 vite të tjera…

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Nga Luljeta Progni

Joleza nuk do të jetë më drejtuese e FRESSH-it. Të gjithë mund ta marrin me mend pse, por fakti që vetë kryetari i PS-së nuk e kurseu artikulimin e përçartë të saj para disa ministrave të PS-së, të bën të mendosh se kjo është diçka më serioze se thjesht një fjalim i pakuptueshëm. Në të vërtetë Joleza nuk u mundua të prishte imazhin e FRESSH, as të bënte oponencë me ndonjë ministër aty pranë.

Ajo thjesht u mundua të imitonte disi fjalorin e rënduar të liderve të saj, siç bën edhe drejtorja e Tatimeve a ndonjë ministër. Fjalitë e stërgjata me shumë presje, me pauza aty këtu, me pak ironi brenda, të tërthorta ose me “të futme” që përdorin politikanët tanë, nuk janë më të sakta se ajo e Jolezës. Madje edhe fjalori i disa prej tyre është më i varfër se ai i Jolezës.

Sikur Joleza ta kishte thënë atë që tha kur të bëhej deputete, ose drejtore askush nuk do kishte picërruar sytë, apo ca më keq të qeshte me të, përkundrazi do ta kishin duartrokitur. Por Joleza nuk ka ndonjë gjë të madhe në dorë dhe u nxitua pak, sepse pa patur ndonjë dyzinë servilësh e vartësish aty pranë s’mund të këputësh broçkulla.

Joleza ndoshta është e arsimuar më mirë se 90% e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, po ja që fjalët kanë më tepër rëndësi kur je ende një fresshiste, sesa ministre, përndryshe nuk do të mbanin të tilla fjalime ministrat, drejtorët e kryetarët e bashkive sa herë shpërndajnë tapi, inagurojnë ndonjë copë rrugë, apo ndodhen përballë një turme me muxhahedinë.

Joleza u mundua ta shpjegonte një ditë më vonë se ç’donte të thoshte, duke u munduar ta trajtonte fjalinë e saj më tepër nga ana letrare, por ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nëse ndjek të njëjtin standard, jo për kriminalizimin por vetëm për artikulimin e të folurit në publik, kryetari Rama do t’i bënte këtij vendi shërbimin më të mirë, madje ligji aq i përfolur për dekriminalizimin do të na dukej si ligji që dënon ata që pshurrin poshtë urave.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Asnjë vdekje Covid në vend, rastet e reja kapin nivelet më të ulëta që prej fillimit të pandemisë

Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 3 raste të reja nga 3027 testime të...

Nëna e Ronaldos flet për të ardhmen e yllit portugez: Do të luajë edhe 3 vite të tjera…

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores beson se djali i saj mund të luajë në nivelin më të lartë të futbollit edhe për disa...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...