Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Stafi i Urgjencës së Lezhës refuzoi shpërblimin, Rama: Do paguhen 1000€ mbi pagën vetëm ata që janë në vijën e zjarrit

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjestin e Stafit të Urgjencës në Lezhë, ku refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë pasi pretendonte se duhet të merrte 1 mijë euro.

Rama shprehet se pagesë mbi pagën do të marrin vetëm ata që janë në vijën e zjarrit dhe jo ata që janë brenda detyrës në territorin e tyre.

Kryeministri e konsideron këtë si një nxitje nga jashtë për kërkesa shpërblimi dhe i bën thirrje mjekëve dhe infermierëve mos bëhen masha politike duke cënuar misionin e shenjtë.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!
Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej