Sporti shqiptar në vështirësi të mëdha, Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje negative për fillimin e… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sporti shqiptar në vështirësi të mëdha, Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje negative për fillimin e…

14:00 | 27/10/2020
në Kryesore, Sport
0

Kur po bëhej gati për edicionin 2020- 2021 volejbolli shqiptar ka marrë një tjetër goditje të rëndë që vendos në pikëpyetje të madhe të gjithë sezonin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i ka kthyer përgjigje negative FSHV-së në lidhje më kërkesën për të lejuar aktivitet në salla të mbyllura. Organet e shëndetësisë vazhdojnë që ta konsiderojnë volejbollin dhe të gjitha sportet në salla të mbyllura si aktivitete me rrezikshmëri për përhapjen e virusit “COVID-19”. Një situatë vërtetë paradoksale, pasi prej muajsh në Shqipëri thuajse është lejuar gjithçka, duke nisur që nga baret, restorantet, palestrat, transporti urban etj. Një situatë paprecedentë, në një kohë kur thuajse të gjitha ekipet prej muajsh stërvitet normalisht në palestra, e madje nuk kanë munguar as ndeshjet miqësore. Gjithashtu, nuk kanë qenë të pakta rastet kur palestrat dhe ambientet e mbyllura janë shfrytëzuar për fushata elektorale.

Ndërkohë me këtë vendim vendi ynë vijon të mbetet i vetmi në Europë që i bën bllokadë sportit. Kujtojmë që të gjitha shtetet e rajonit kanë filluar veprimtaritë sportive, sigurisht në zbatim të të gjitha protokolleve dhe masave “anti-COVID”. Madje në shumë shtete janë hapur edhe dyert për tifozët. Më poshtë ju pasqyrojmë edhe përgjigjen e plotë që Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer Federatës Shqiptare të Volejbollit:

PËRGJIGJJA E MINISTRISË

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

“Për dijeni: FEDERATËS SHQIPTARE TË VOLEJBOLLIT

Në përgjigje të shkresës suaj të regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me nr. 3896/ 1 Prot, datë 27.08.2020, me lëndë: “Mbi kërkesën e Federatës Shqiptare të Volejbollit për zhvillimin e aktiviteteve sportive” ju bëjmë me dije si më poshtë vijon: Aktivitetet sportive, përfshirë këtu edhe volejbollin, konsiderohen aktivitete me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit “COVID-19”. Bazuar në pikën 2 te Urdhrit nr. 326, datë 15.05.2020 “Për kufizimin e aktiviteteve sportive” të ndryshuar, aktivitetet sportive dhe stërvitjet e sportistëve në ambiente të mbyllura vijojnë të jenë të ndaluara.

Gjithashtu, ju sjellim në vëmendje se grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura janë të ndaluara sipas Urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020 Për “Marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së ‘COVID-19’ të ndryshuar. Kërkesa juaj është shqyrtuar edhe në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili duke vlerësuar situatën epidemiologjike në vendin tonë, shtimin e rasteve të reja, vendosi se aktualisht nuk është e mundur hapja e aktivitetit sportiv të volejbollit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet në përhapjen e infeksionit ‘COVID-19’. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, zëvendësministër Mira Rakacolli”.

REAGON ERLIND PËLLUMBI

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi u shfaq shumë i zhgënjyer pas përgjigjes që FSHV-ja mori nga ministria, ku volejbolli do të vazhdojë të jetë i ndaluar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Pëllumbi e quan të pakuptimtë ndalimin volejbollit: “Nuk arrij ta kuptoj dhe nuk gjej fjalë ta shpjegoj këtë gjë. Të hapësh kinematë, baret, shkollat dhe çdo gjë, e në krahun tjetër të thuash që volejbolli është sport i rrezikshëm është vërtetë e pakuptimtë, në një kohë kur i gjithë rajoni ka nisur aktivitetet. Kosova mbaroi një kampionat dhe ka nisur tjetrin, e tashmë është në javën e katërt. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë filluar. Italia madje ka hapur dyert edhe për tifozët.

Kemi mbetur i vetmi vend në Europë që e ndalojmë sportin. Nuk e di se ku qëndron problemi, a është paaftësi apo mosmenaxhim? Apo nuk kanë informacionin e duhur. Ne kemi bërë të gjitha bisedat e nevojshme, u kemi dërguar çdo informacion dhe i kemi treguar se çfarë ndodh në rajon, por përfundimi është ai që tashmë dini të gjithë. Një situatë e paprecedentë, që na bën të jemi i vetmi vend në botë që ndalon sportin”, deklaroi kreu i FSHV-së. Ndërkohë federata ka njoftuar të gjitha klubet për përgjigjen negative që mori nga ministria, ndërsa u bën me dije se FSHV-ja do të vazhdojë të insistojë për ta marrë lejen e shumëdëshiruar për t’u kthyer në parket.

/panoramasport/

Etiketa: COVID-19ministria e shendetesiseSporti shqiptarvolejbolli shqiptar

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Shoqata Çamëria: Greqia të njohë të drejtat e mohuara të çamëve

Ilir Vrenozi: Çamëria dha shembullin si mund të bashkohemi si popull...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com