Spitali Amerikan është shumë pranë blerjes së spitalit të madh në Greqi, “Henry Dunant Hospital”. Mediat greke shkruajnë se Spitali Amerikan dhe Fondacioni Onassis janë dy investitorët e vetëm që kanë arritur të kalojnë fazën e dytë të konkursit. Ata kanë paraqitur ofertat e detyrueshme ndaj Bankës Piraeus që kërkon të shesë 100% të aksioneve të spitalit Henry Dunant.
Spitali Amerikan është investim i fondit amerikan të investimeve SEAF me participim të Agjencisë Amerikane të investimeve OPiC, Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) si dhe fondit të pensioneve të Danimarkës.
Mediat greke shkruajnë se investitorët do të paraqesin propozimet dhe më pas pritet që të merret vendimi.